Ndërroi jetë Rexhep Hoxha, shkrimtari që i ra shuplakë qeveritarëve të korruptuar

0

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”.

Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Ai është nga ata pas shkrimtarë, intelektualë dhe profesorë që gjithnjë ka patur guximin ta thotë fjalën e tij vigane ashtu siç ishte edhe vet Vigan në letra.

I ndjeri gjithashtu mbahet mend edhe pwr refuzimin e Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” tw ndarw nga qeveria e Kosovws.

Në njoftimin e Hoxhës thuhej: “Nga mjetet e informimit u njoftova se më është ndarë Çmimi Kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Mirëpo, duke qenë se çmimin e jep një qeveri servile ndaj të huajve dhe mashtruese ndaj te vetëve, me zyrtarë të lartë të pangopur për t’u pasuruar në kurriz të Kosovës së varfër, me deputetë rrogash shumëfish me të mëdha se mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, pa i përmendur kategoritë më të ulëta të nëpunësve me rroga të mjerueshme, pensionistë lëmoshash, të kërkojnë edhe nga një veturë për kokë, shofer për vete dhe beneficione të tjera në një kohe varfërie të hatashme e papunësie të përvajshme, me vetëvrasje si kurrë më parë nga humbja e besimit në jetë, për t’u lënduar çdo zemër njeriu, këtë çmim e refuzoj. Së dyti, duke e njohur mirë Azem Shkrelin, shpirti, nderi dhe karakteriim nuk e pranon asnjë çmim me emrin e tij. Me shkrimtarin merr frymekombi. Ai për asgjë as nuk shitet as nuk blihet”. (Ina)