Dy vajza kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Elbasan – Tiranë, gjatë mbrëmjes së sotme.
Vajzat që kanë ndërruar jetë janë një 23 dhe një 21-vjeçare. Nga ky aksident po ashtu të lënduara kanë mbet edhe 2 vajza të tjera.
Njëra prej tyre është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, edhe e aksidentuara tjetër mund të niset drejt Spitalit të Traumës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.
Në aksident ishin të përfshira dy vetyra, shkruan BallkanWeb, transmeton Klan Kosova.