Ndërron jetë artisti strugan Gafurr Rexhepi,ja si e kujton profesori Sabaudin Zhuta

0

Nga Sabaudin Zhuta

Jeta si një ëndërr e brishtë dhe një ndarje e trishtë…!
Lamtumir koleg dhe miku im Gafurr REXHEPI !
– … “Se jeta ndarje ka, e vjen dhe lamtumira që zemra nuk e tha”…
– Ishte kënga e adhuruar e këtij trubaduri strugan, e kënduar që ditët rinore.
Gafurr Rexhepi- një arsimtar muzike që tërë jetën me pasion të rrallë e ushtroi nëpër shkollarë e të rritur në shkollën
“Vllazrimi”, “Liria” në Shkup e rrethinë por dhe me aktivitete të shumta në SHKA “Migjeni”-Strugë, ” Emin Duraku”, “Ibe Palikuqi”, e oktetin “Lyra” të Shkupit e së fundit edhe në grupin e korit të Pensionerëve.
Ai nuk iu nda kurrë mandolinës e kitares duke realizuar edhe një sfond të konsiderueshëm balada e muzikë të lehtë në Produkcionin e RT të Shkupit ku dhe për gjat kohë ishte i angashuar edhe si solist e bashkpuntor muzike në emisionet në gjuhen shqipe pran Radio Shkupit !
Iku i qetë, ashtu siç kishte natyrën e Tij modeste duke na lënë kujtimet nga më të mirat dhe gjurmët e punës së palodhur.
Gafurr Rexhepi, pusho i qetë në botën e amshuar !