Ndërron jetë gjinekologu Dr. Shaban Rexhepi, pak minuta pas ndërrimit të moteve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/01/2023

Pak minuta pas ndërrimit të moteve ka ndërruar jetë gjinekologu i njohur nga Gjilanit Dr. Shaban Rexhepi.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë bërë të ditur se Rexhepi ka ndërruar jetë disa minuta pas ndërrimit të moteve, shkruan Gazeta Shneta.

“Sonte pak minuta pas mesnate ndrroi jete dr.Shaban Rexhepi,njeri nder Gjinekologet e pare te Anamoraves”, ka shkruar një familjar i të ndjerit.

Dr. Shaban Rexhepi i lindur ne Llashticë të Gjilanit, studimet e Mjekësisë i kreu në Universitetin e Shkupit duke vazhduar pastaj me Specializimin në Universitetin e Zagrebit. Doktori punoi ne Maternitetin e Spitalit të Gjilani më shumë se 35 vite deri ne pensionim.

Gjinekologu Shaban Rexhepi ndihmoi në ardhjen në jetë të mbi 30 mijë bebeve në Gjilan, Anamoravë dhe me gjerë.

“Dr.Shaban Rexhepi ishte nder Gjinekologet e pare Shqiptar ne regjionin e Gjilanit dhe kontributi i tij gjate viteve deri ne pensionimin e tij ka qen e shume i madh, neper duart e tij kan kaluar me mijra pacient pra ishte shtylla kryesore ne Maternitetin e Gjilani per shum vite,kontributi i tij ishte i madh dhe i pamohushem, perkunder veshtirsive te kohes gjate okupimit.Ka kryer operacione dhe intervenime te shumellojshme, ne dy prej tyre ishte i vetmi ne Kosove.

Si specialist i Zagrebit ai kishte besim ne aftest e veta dhe ishte i gatshem te merret edhe me rastet me te renda e te nderlikuara,pra Lindjet e veshtira per te nuk ishin problem.Ky ishte dr.Shaban Rexhepi te cilin do ta kujtojme gjithmon. Lamtumir doktor,lamtumir daja Shaban,Zoti te shperbleft me Xhehnet!”, ka shkruar njëri nga familjarët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

INFO

NA NDIQ