Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar (VIDEO)

0

Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur nga Tuzi, Dino Dreshaj. Ai ishte 66 vjeç dhe vdiq nga një sëmundje e rëndë.

Ndër këngët më të njohura të tija ishin, “Hej malësor” dhe “Oh Mari”.

Me rastin e vdekjes së tij, këngëtari Nikollë Nikprelaj ka shkruar:
“I dashur kolegë dhe mik pushofsh ne paqë! Dino Dreshaj ishte kengetari i parë malesor qe kendoi ne menyre profesionale kenge popullore dhe te kompozuara! Nder kenget e tija me te njohura dhe dashura ishin: “Oh Mari”dhe “Hej Malesor”! Nje kohe ishim sëbashku ne shoqaten “Malesia” ku beme shume turne dhe koncerte! I vleresonte koleget dhe e vleresonin ate! Dino ishte nje njeri dhe shok i mire.Vdiq pas nje semundjeje te rende!Te qofte i lehte dheu i Malesise!”

/MALESIA.ORG/