Ndërron jetë kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli ka ndëruar jetë sot në moshën 66 vjeçare, ka njoftuar zëdhënësi i tij.

Ish gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë, më tepër se dy javë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, e për çka ishin anuluar shumë aktivitete zyrtare, informon Zhurnal.

Ai ishte pranuar në spital në Strazburg në shtator me rast të rëndë të pneumonisë por vazhdoi me obligimet politike.

Sasoli muajin e kaluar ishte hospitalizuar në Itali përshkak komplikimeve me sistemin imunologjik.

Sasoli ka patur rol të rëndësishëm në procesin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ndërsa ka realizuar takime me krerët qeveritar të shtetit tonë.

Ai ka ndërruar jetë në Aviano. Sasoli ka ndëruar jetë në ora 01:15 sot pas mesnate.