Ndërron jetë mërgimtari që u godit në autostradën zvicerane

Pas një aksidenti të natës në autostradëb A1 pranë Baden AG, një kosovar 34-vjeçar ndërroi jetë nga plagët e rënda në spital të Premten e Madhe. Burri po ecte në autostradë në mes të natës dhe u përplas nga një makinë

Kosovari ka ndërruar jetë në Spitalin Kantonal të Aaraut, tha të premten Policia Kantonale e Aargaut, transmeton portali Shtegu. Sipas informacioneve të mëhershme nga policia, personi do të arrestohej. Atij i ishte ndaluar hyrja në Zvicër dhe nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër.

Mësohet se 34-vjeçari ka ra na sy pas një mosmarrëveshje në një pikë karburanti aty pranë, gjysmë ore para aksidentit dhe është larguar me vrap. Rreth orës 2:30 të mëngjesit, burri ishte në autostradën drejt Cyrihut në daljen Baden-West. Aty, në korsinë e daljes ai u përplas nga makina e një vozitëse 32-vjeçare. Sipas policisë, vozitësja e automjetit ka shpëtuar pa ndonjë lëndim por e tronditur.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë objekt i hetimeve. Zyra e prokurorit publik në Baden hapi një hetim.