Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare kineasti i njohur

0

Është ndarë dje nga jeta në moshën 82-vjeçare kineasti i njohur Ilia Tërpini.

Tërpini ka lindur në një mjedis artistesh, në Hoçisht të Korçës, dhe njihet si një ndër kineastët më të njohur të kinematografisë shqiptare.

Disa nga filmat më të njohur të tij janë: “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronz” “Mësonjtorja”, “Flutura ne kabinën time”.

Në një status ngushëllimi në “Facebook” shkrimtari dhe publicisti Albert Zholi shkruan: “Miqtë e mi! Një lajm i hidhur. Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’ i artit, kineasti i mirënjohur Ilia Terpini. Me te madhin Tërpini kam realizuar 9 intervista. Njeri i rrallë. Humbja e tij është një humbje për artin e kinemasë që humbi një nga përfaqësuesi më të denjë të një brezi që i dha aq shumë kulturës sidomos para viteve 90-të. Tërpini lindi në një mjedis artistësh në Hoçisht të Korçës dhe gjithçka do të ndryshonte në jetën e tij kur i ra në dorë një aparat. Operatori i filmave Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio. Ka qenë drejtor fotografie i mbi 100 dokumentarëve e 26 filmave artistikë. Një ndër filmat e parë që ka realizuar me regjisorin Viktor Gjika ka qenë ‘I teti në bronz’. Do na mungosh ‘Mjeshtri i Madh’ Ilia Terpini. I paharruar!”.