Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

Picture of ina-online
ina-online

24/06/2024

Është ndarë nga jeta poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi, i cili pësoi hemorragji celebrale të shtunën (22 Qershor).

Agim Doçi qëndronte në reanimacion prej ditës së shtunës pranë Neurologjisë në Tiranë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur u konfirmuar nga familjarët e tij.

Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

TË FUNDIT
4 orë
Saranda dhe Ksamili me plazhe të tejmbushura. Rama shperndan videon
4 orë
SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri
17 orë
Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat
22 orë
Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova
1 ditë
Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, ja çfarë dyshohet

ME TE LEXUARA

Aktori i njohur nga Kosova: Si n’Shqipni nuk gjeni asnjë vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!
1 ditë
Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, ja çfarë dyshohet

LEXO MË SHUMË

ksamili2

Saranda dhe Ksamili me plazhe të tejmbushura. Rama shperndan videon

vlora hyseni

SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat

Edi Rama

Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, ja çfarë dyshohet

cun

Aktori i njohur nga Kosova: Si n’Shqipni nuk gjeni asnjë vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!

deti-bregdeti-pushime-verore

Çmimet e larta në vend nxisin rezervimet rekord të shqiptarëve në këto dy shtete

ishulli i sazanit plazh

U tha që s’ka turistë në Shqipëri, Rama përgjigjet me video nga ishulli i Sazanit (VIDEO)

ushtria shqiptare

BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare

INFO

NA NDIQ