Ndërron jetë Refik Poshka ekonomisti i njohur nga Struga

ina-online
ina-online

21 Gusht, 2023

Refik Poshka lindi ne fshatin Frengove dhe shkollën e mesme e kreu në gjimanzin e Strugës. Vazhdon studimet nè shkollen e lartè Ekonomike nè Prishtine.

Si djali më i vogël i atdhetarit Xheladin Xhelo Poshka përndiqet që në moshë të re dhe në vitin 1968 arestohet nè Struge per naciolanizëm dhe dërgohet ne burgun e Manastirit. Pas lirimit nga burgu partia komuniste ja ndal tè drejtën e studimit nè Prishtinè. Vitin e ardhshëm akademik regjistrohet nè shkollen e lartë komerciale ne Pejè ku i perfundon me sukses studimet.

Pas hapjes se hotelit Drin në Strugë në vitin 1977 punesohet si komercialist. Si pasojë e njè vizite turistike ne Shqiperi në vitin 1980 perjashtohet nga puna bashkè me shumë intelektual te tjerë nga Struga si rezultat i masave ndeshkuese pas protestave te vitit 1981 në Kosovë. Numri i të perjashtuarve dhe diferencuarve nga për nacionalizëm dhe iredentizëm në Strugë ishte mbi 50 intelektualë nè atë periudhë dhe midis tyre edhe bashkèshortja e tij, Nexhmie Poshka, por edhe shumë miq e intelektual të kohës.

I godituar familjarisht dhe finasiarsht detyrohet te kthehet punès fizike si elektriçist për disa vite. Në vitin 1987 hap njè ndermarje tregtare per tekstil dhe konfeksion e cila del mjaft e suksesshme per disa dekada me aktivitet ne Strugë dhe Tiranë.
Në vitin 2007 finanson hapjen e teatrit të parë privat ne Strugë të quajtur “Poshka Art Teatër”.

Refik Poshka la pas vete bashkeshorten, tre fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.

Varrimi u bë ditën e hënë(21 Gusht) në ora 14:00 ne Strugë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Një djalë 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Tetovë

LSDM

Kovaçevski: LSDM-ja është e hapur për të gjithë anëtarët e saj, gjithkush mund të japë kontribut

spital-infermiere-mjeke

Në spitalin e Manastirit mjekët paguheshin për kujdestari edhe kur nuk punonin

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

INFO

NA NDIQ