Ndërron jetë stomatologu i njohur i Ulqinit

0

Nga Elez Osmani*

Me pikëllim morra lajmin për ndarjen nga kjo jetë e dr. Fatmir ( Faqo ) Resulbegut.
Fatmirin pata privelegj ta njoh dhe virtytet e të cilit ti njoh dhe në ditët më të vështira, duke e ndarë bashkë një dhomë në spitalin e Tivarit dhe luftuar së bashku betejen me Covid-19.
Fatmiri argëtimin e gjente te buzëqeshjet e të tjerëve, e gëzonte fakti se i bënë të tjerët të ndihen mirë. Butësisht dhe me argëtim na ndihmonte të gjithëve ti kapërcejmë momentet e veshtira me të cilat u përballëshim shum herë gjat ditëve e netëve të gjata dhe të veshtira në spital.
Ishte empatikë ndaj nevojave të të tjerëve dhe edhe për faktin që shumë herë edhe vetë u ndodhte para vështirësive shëndetësore të shkaktuara nga ky virus i pa mëshirëshëm, u mundonte që me vepra të mira të ja lehtësonte të tjerëve vuajtjet që i rrethojnë, duke e ndarë shum herë edhe bukën e gojës që kishte për atë ditë për te ngrënë me të tjerët.
Faqoja kishte sens të madhë humori dhe aftësin të gjejë humor pothuajse në çdo situatë me qëllim që sadopak ta ruaj qetësin, vullnetin dhe besimin e të gjithë neve kur gjindeshim në momente delikate dhe e them me bindje të plot që aj kontribojë që shum prej nesh ta kalojmë këtë sfidë/sprov më leht.
Natën e fundit mbasi të gjithëve në dhomë na u përmisuan dukshem parametrat dhe pritëshim që të na lirojnë nga spitali, me insistimin e Faqos u dakorduam që fitoren e kësaj beteje ta kurorëzojmë me një drek në restaurantin Panorama.
Mirpo Allahu vendosi që pikërisht doktorin, si më të mirin, prijësin (heron) e kësaj beteje, ta merr me vehte në një vend ku ska dëshprime, pa drejtësi dhe zhgënjime, duke e stolisur me më të mirat e Xhenetit.
Doktorit i cili la gjurmë të pashlyera në qytet dhe zemrat e të gjithëve që patëm mundësin ta njohim i urojmë shkallët më të larta të Xhenetit kurse familjes Sabr, jetë të shëndoshet dhe krenari që për bashkëshort, prind dhe të afërm, patën një person me virtyte të mëdha siç ishte Fatmir Faqo Resulbegu 🤲.
E lusim Allahun që në rrugë të drejtë të na udhëzon, këtë bela dhe sprovë nga njerëzimi ta largon, të sëmurit ti shëron dhe mjekëve të ju ndihmon.

*Marë nga faqja e autorit në fb