Ndeshja e fundit në grup, Deschamps paralajmëron ndryshime

Franca përgatitet për ndeshjen me Tunizinë, ku do të kërkojë fitoren e tretë në fazën e grupeve, ndonëse e ka siguruar kualifikimin.

Trajneri Didier Deschamps ka luksin që të bëjë disa ndryshime në formacion pa presionin e objektivit për të kaluar më tej, me trajnerin i cili vlerëson kundërshtarin duke vënë theksin te rëndësia që ka kjo sfidë për ta, çka e rrit shkallën e vështirësisë për ekipin e tij.
“I kam ndjekur ndeshjet e Tunizisë. Duhet të dimë që ata ndaj nesh do të luajnë fatin e tyre për t’u kualifikuar. Kanë shumë lojtarë që aktivizohen në Ligue 1, çka na ndihmon, pasi ne i njohim kundërshtarët. Krahas cilësisë ata kanë edhe entuziazmin, dëshirën dhe pasionin në këtë ndeshje, ndaj duhet të japim më të mirën tonë./GazetaBlic