Ndeshja e parë pa gol me Inter Miamin, Messi dhuron dy asist në përmbysjen e madhe

ina-online
ina-online

24 Gusht, 2023

Lionel Messi ia kishte dalë të shënonte në shtatë takimet e para me fanellën e Inter Miami, por ecurisë së tij i erdhi fundi në gjysmëfinalen e US Open Cup ndaj Cincinnatit, ndeshje e cila përfundoi 3-3 në kohë të rregullt dhe iu desh goditja e penalltive për të gjetur fituesin.

Megjithatë, argjentinasi edhe pa shënuar gol e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist dhe për të ndihmuar ekipin e tij drejt një tjetër suksesi. Sfida rezultoi mjaft e ndërlikuar për Inter Miamin që e gjeti veten në disavatazhin e dy golave.

Gjithsesi, Messi dhuroi dy asistë të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen dhe për ta dërguar atë në shtesë. Në kohën shtesë të dyja skuadrat shënuan nga një tjetër gol dhe me rezultatin përfundimtar 3-3, u desh ndihma e 11-metërshave.

Lionel Messi mori përsipër të parën dhe nuk gaboi ashtu siç nuk gaboi asnjë prej shokëve të tij dhe skuadra e “pleshtit” kaloi për në finalen e US Open Cup, aty ku më datë 27 shtator do të sfidojë Houston Dynamo. Messi në këtë formë do të ketë mundësinë e një fitimit të një tjetër trofeu me Inter Miamin teksa para disa ditëve, 36-vjeçari festoi triumfin në Kupën e Ligës./ supersport

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

rashica gol beshiktash

VIDEO/ Rashica shënon këtë gol të bukur, por s’e shpëton dot Besiktasin nga humbja

Pep Guardiola

Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autobus

girona

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

nedim-Sassuolos,

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

manchester united

Manchester United, objektivi i madh për muajin janar quhet Gnabry. Super oferta gati…

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

INFO

NA NDIQ