Ndeshje interesante sot në Premier Ligë dhe Serie A

Premier Liga dhe Serie A, janë dy nga top ligat evropiane që sot kanë në program për t’i zhvilluar disa ndeshje, shkruan Zeri.info.

Në fakt, sot (e enjte) në kampionatin anglez zhvillohen tri ndeshje, kurse në atë italian vetëm një ndeshje.

Nga ora 20:45, në “Ennio Tardini”, Parma e pret skuadrën lidere në Serie A, Interin. Kurse, në Premier Ligë vëmendja kryesore do të jetë në “Anfield Road”, aty ku takohen Liverpooli dhe Chelsea nga ora 21:15.

Ndeshjet që zhvillohen sonte:

Image