NDI: Ja cilat janë problemet kryesore në Maqedoninë e Veriut?

INA
INA

7 Qershor, 2023

Pagat dhe pensionet e ulëta janë problemi më i madh me të cilin përballet Maqedonia e Veriut, sipas sondazhit të Instituti Demokratik Amerikan (NDI) të publikuar më 6 qershor.

Në anketën “Maqedonia e Veriut: Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e përgjithshme, politikat ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, një e treta e të anketuarve (27,2) për qind kanë thënë se problemi më i madh është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta. Për 22,9 të anketuarve, krimi dhe korrupsioni janë problemet më të mëdha dhe për 13,3 për qind rritja e çmimeve dhe inflacioni.

Paga minimale në vend është 20.175 denarë, rreth 330 euro, pensioni më i ulët është rreth 200 euro, inflacioni në Maqedoni është gati 20 për qind, ndërsa shporta e konsumit është pak nën 50.000 denarë (813 euro).

Më pas në listën e problemeve më të mëdha për vendin janë papunësia (8.4 për qind), integrimi në BE, çështja e hapur me Bullgarinë (6.7 për qind), sundimi i ligjit dhe demokracia (5.9 për qind), emigracioni (5.4 për qind), gjyqësori. (4.6 për qind), shëndetësia (dy për qind)…

Standardi i jetesës, si problem, përmendet më shpesh nga të anketuarit e moshës 35 deri në 54 vjeç dhe personat me të ardhura më të ulëta familjare. Nga ana tjetër, ata mbi 55 vjeç dhe ata me të ardhura më të larta deklarojnë si problem korrupsionin dhe krimin. Papunësia dhe emigracioni mundojnë ata nga mosha 18 deri në 34 vjeç.

Anketa thotë se më shumë se gjysma e të anketuarve (56 për qind) besojnë se shteti po ecën në drejtimin e gabuar, një e treta (31,3 për qind) kanë qëndrim neutral dhe 11,1 për qind e të anketuarve thonë se shteti po ecën në drejtimin e duhur. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

INFO

NA NDIQ