Prej sot asnjë ndihmë financiare për të papunët në Itali

ina-online
ina-online

1 Gusht, 2023

Që sot më 1 gusht, qeveria Italiane ka vendosur që institucioni italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë dhënien e të ardhurave sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Kjo është një masë e miratuar nga qeveria e parë e Giuseppe Conte, në mars 2019, me qëllim mbështetjen e qytetarëve më të varfër të vendit dhe mesatarisht korrespondonte me 550 euro në muaj.

Njoftimi zyrtar u bë gjatë fundjavës përmes një mesazhi SMS dërguar mijëra telefonave celularë. Kjo masë ka të bëjë me familjet në të cilat ka qytetarë që konsiderohen të aftë për të kërkuar një punë të re. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi, veçanërisht në shumë rajone të jugut italian me një shkallë të lartë papunësie.

Qeveria e Romës ka miratuar një masë të re, të cilën e quajti “të ardhura nga përfshirja sociale” dhe sipas asaj që u vendos, nuk i kalon 6000 euro në vit.

Në të njëjtën kohë, kushdo që nuk ka të drejtë të marrë këtë ndihmë do të mund të aplikojë për grant prej 350 euro në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekë njëkohësisht kurse të formimit profesional.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Ministri i mbrojtjes i Kosovës flet për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-23-01-22-134-edit_com.android.chrome

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

besnik bislimi albin kurti

Qeveria e Kosovës tregon lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të kufirit të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-18-25-37-717-edit_com.android.chrome

Komandantja Supreme pret në presidencë minstrin e Mbrojtjes dhe Gjeneralin Jashari

gjermania-780x470

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Vjosa Osmani-696x421

Presidentja Osmani i çon mesazh Vuçiqit: Toger i Millosheviqit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona

IMG_5631

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

INFO

NA NDIQ