Ndihmon refugjatët ukrainas në Çeki, flet mërgimtari: Mu kujtua viti 1999 kur ishim në luftë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/03/2022

Florim Mehaj nga Peja jeton prej 15 vitesh në Republikën Çeke. Në këtë kohë lufte në Ukrainë, shumë qytetarë ukrainas kanë shkuar si refugjatë në Çeki.

Njerëzit atje dhe në vende të tjera po ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Ndihmë për gra e fëmijë refugjatë nga Ukraina ka ofruar edhe mërgimtari Florim Mehaj.

Ai ka treguar për gazetën “Bota sot” se ka në pronësi një piceri, ku ka ofruar ushqim falas për të gjithë refugjatët ukrainas.

“Kanë ardhur gra e fëmijë refugjatë nga Ukraina, kanë ikur nga lufta. Erdhën në picerinë time dhe nuk kishin para për të paguar. U thash se mund të marrin falas ushqim për të ngrënë sa herë që duan. Mu kujtua vetja në vitin 1999 kur ishim në luftë dhe kishim ikur në Shqipëri e nuk kishim para. Vendosa t’i ndihmoja ukrainasit aq sa kisha mundësi”, ka thënë Mehaj për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se kjo ka filluar para një jave dhe po vazhdon ende për aq sa ata kanë nevojë, derisa ka dërguar dhe fotografi me disa fëmijë ukrainas.

Po ashtu, për këtë veprim ai ka marrë komente të shumta pozitive pas publikimit të fotografive në Facebook, ku njerëzit e kanë përgëzuar për gjestin./BotaSot

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

diaspora kroaci

Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

vlen berlin

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

vlen berlin

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

andi vranja

Djaloshi që la Amerikën për të veshur uniformën e policisë së Kosovës

REXHEP rexhepi

Rexhep Rexhepi,Mocarti i prodhimit të orëve zvicerane

taravari kurti

Arben Taravari dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën

kengetaret estrada

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër, deklarata e fortë e koleges së tyre: Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

treni

Me tren falas për në Evropë, BE dhuron 35 mijë bileta për të rinjtë

ermina-lekaj

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

INFO

NA NDIQ