Ndihmoni Yllin nga Kumanova që të marrë pjesë në kampionatin evropian

Karateisti i ri nga Kumanova, Ylli Bilalli nga Klubi “Bashkimi 2002″ është përzgjedhur për të marrë pjesë në kampionatin evropian.

Pjesëmarrja e tij mund rrezikohet për shkak të vështirësive financiare, të cilat janë pasojë e mos mbështetjes institucionale, njofton agjencia e lajmeve INA.

Trajneri i Klubit të Karatesë” Bashkimi 2002″, Mursel Çeliku kërkon mbështetjen e dashamirëve të sportit.

“Të nderuar dashamir të sportit dua tju njoftoj se garuesi ynë, Ylli Bilalli është përzgjedhur nga federata e karatesë së Maqedonisë së Veriut që ta prezantoj shtetin në kampionatin europian që do të mbahet në Tampere të Finlandës.

Ju kisha bë apel të gjithë donatorve të Kumanovës të na ndihmojnë se deri të shtunën është dita e fundit e pagesës për kampionatin europian e cila kushton deri në 960E. Sa të keni mundesi të na ndimojnë që ti grumbullojmë të hollat për ta përfaqsu garuesi ynë Ylli Bilalli shtetin në kampionatin europian”, është shprehur Çeliku. (INA)