Ndikimi i Kosovës në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoni

0

Në ditët e fundit të fushatës, partitë politike në Kosovë kanë filluar shtrojnë ndikimin e tyre në zgjedhjet e 15 korrikut, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë marrë një mbështetje të fuqishme nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim nga përfaqësues
të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të tubimet e koalicionit ASH-Alternativa ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes, ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi të Strugë dhe ish-ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjuvca në Kumanovë. Të dytë kabë bërë thirrje të hapur që të votohet koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nga bëri thirrje që të votohet koalicioni ASH-Alternativa.

“Duke ardhur këndej e takova Albin Kurtin dhe më tha shumë të fala Kumanovës së Ismet Jasharit. Gjithmonë e kemi zemrën Kumanovë, sepse në ato momente të vështira e në atë kohë kur ndodhte gjenocidi në Kosovë e kur pushteti okupator serb me takse e bëri prush e hi ishin djemtë dhe vajzat e Kumanovës që erdhën më dhënë jetën për lirinë tonë”, tha Glauk Konjufca.
Glauku tha se lista e koalicionit pa dyshim se do të jetë lista e fitores të shqiptarëve të Maqedonisë.

Në anën tjetër, Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ftuar partitë politike dhe popullin shqiptarë që të votojnë opsionin e BDI-së për kryeministër shqiptarë të Maqedonisë.

“Qytetarët, pa dallim partie politike, e kanë në dorë rastin, të votojnë për Kryeministrin shqiptar. Sepse, Kryeministri shqiptar është jashtë çdo partie, është për të gjithë shqiptarët.
Rast i jashtëzakonshëm për ta bërë historinë, sot e këtu.
Këtë duhet ta bëjnë qytetarët, shqiptarët në rend të parë, për vete dhe të ardhmen e vet, jo të profiterëve apo tregtarëve të votës.
Andaj, vëllezër e motra, më 15 Korrik, thoni po votës tuaj shqiptare, për Kryeministrin shqiptar!”, është shprehur Lladrovci. (INA)