Ndikimi i presidentit Trump në BE dhe Ballkanin Perëdimor?

Picture of Ina Online
Ina Online

13/11/2024

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Kanë kaluar shumë kohë nga Lufta e Dytë Botërore. Bashkimi Evropian si një familje me shumë vëllezër, ka ecur me hapa të sigurtë, është rritur dhe tani më është plakur me konceptin e lirisë, bashkëpunimit, mirëqenies dhe luftrave për ide e konkurrëncë.

Me zgjedhjen e presidentit Trump në SHBA, si duket kjo epokë për merr fund dhe babai që i ofronte siguri ka ndërruar qasje.

Në këto rrethana, duhet parë si zgjidhje një rilindje dhe një model i përshtatshëm për zhvillimet e reja gjeopolitike dhe rendin e ri botëror që po shfaqet në sfond.

Me rrezikun permanent dhe të shpërfaqur nga Rusia, me një Kinë konkurrente, me një SHBA që po e braktisë, kjo organizatë supranacionale, e ndjen se uniteti është zgjidhja e vetme për të mbijetuar.

Gjatë gjysmës së parë të shekullit njëzet, gjegjësisht gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë botërore, si pasojë e ideve të shfrenuara nacionaliste dhe luftrave ekspansioniste, Evropa dy herë u shkatërrua dhe shpartallua totalishtë.

Për ti evituar konfliktet e mundshme për të ardhmen, nevojiteshin përpjekje ambicioze për sa i përket bashkëpunimit mes vendeve evropiane, sidomos në dimensionin ekonomik. Mendimtari dhe vizionari i shquar evropian, ish- ministri i jashtëm francez , Robert Shuman, qe i pari që e hodhi idenë bashkimit ekonomik dhe integrimit të Evropës.
Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim, duke paraqitur projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë

Por, kjo nuk mjafton sot. BE-ja nuk ka gjasa të qëndroj vetëm në një shtyllë, qoftë ajo e betonit apo e çelikut dhe paravarësisht qëndrueshmërisë sa saj.

Shtylla e parë, ku Shtetet Anëtare kanë vendosur ta bartin sovranitetin e tyre, vetëm në ekonomi, nuk më prodhon stabilitetin e nevojshëm.

Shtetet Evropiane, duhet të kapen dorë për dore dhe shtrijnë bashkëpunimin edhe në dy shtyllat tjera, në atë të sigurisë dhe çështjeve të drejtësisë, drejtë një federate sui generis.

Nëse Trump largohet nga NATO-ja ose për një kohë ndalë investimet, BE-ja duhet të punoj për ta forcuar vetë, akoma më shumë këtë aleancë.

Investimet në Aleancën e NATO-s, do ta ndryshoj karakterin liberal të BE-së, por ajo duhet të mendoj patjetër edhe për zbatimin e politikave realiste.

Dhe kjo epokë, duke se tashmë ka filluar. Ndryshe do të forcohen dhe rriten çdo ditë e më tepër forcat antievropiane dhe antiliberale në Shtetet Anëtare.

BE-ja, duhet të qëndroj vetë në këmbë për tu bërë ballë stuhive dhe sfidave të kohës.

Sa i përket procesit të zgjerimit dhe thellimit të saj, duket qartë se nuk ka kohë për të pritur.

Nëse nuk ndodhë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejtë BE-së, do të ndodhë integrimi etnik, drejt krijimit të shteteve të pastra etnike në këtë rajon.

Zgjedhja e Trump në SHBA, duhet ta zgjoj nga letargjia Bashkimin Evropian, i cili gjendet përballë dilemës: TO BE or NOT to BE.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË