“Ndizet alarmi”, Gecaj: Kurti e kupton se mund të ketë trazira në veri, nëse merret ky vendim për kryetarët e komunave

Picture of INA
INA

16/08/2023

Situata në veri të Kosovës po vazhdon të jetë e brishtë. Kështu vlerëson eksperti i çështjeve të sigurisë Bajram Gecaj, i cili pohon se brishtësia është rrjedhojë e vendimeve të gabuara të Serbisë dhe të Kosovës.

“Në veriun e Kosovës ende kemi një situatë të brishtë të sigurisë, brishtësi kjo, e cila vjen si rrjedhojë e vendimeve të gabuara qëllimshëm politike nga faktorët politikë si nga ana e Serbisë, e cila në kontinuitet është treguar si faktor destabiliteti në këtë pjesë të Kosovës, ashtu edhe nga vendimet shpesh jo racionale të qeverisë së Kosovës, e cila në shumë raste është menduar se po bie në grackën e intrigave politike serbe”, thotë Gecaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Megjithatë, sipas tij, “kohëve të fundit ka një qartësi të asaj që po ndodhë në veri dhe duket sikur edhe vetë qeveria e Kosovës është e interesuar për kriza të vogla në veriun e vendit, të cilat më pastaj i vë nën kontroll KFOR-i dhe faktori politik ndërkombëtar, e në veçanti ai amerikan”.

Teksa flet për sanksionet ndërkombëtare ndaj Kosovës, eksperti paralajmëron se ato nuk do të largohen automatikisht, por do të ketë nevojë për një afat të caktuar.

“Natyrisht që pasojat po i ndien Kosova dhe do të vazhdojë që t’i ndiejë edhe në të ardhmen, sepse masat ekonomike ose më mirë t’i quajmë sanksionet ekonomike, nuk janë masa të cilat mund të hiqen lehtë dhe edhe në rastin më të mirë kur qeveria e Kosovës vendosë që të dëgjojë këshillat (jo urdhërat, sepse askush nuk po e urdhëron) e miqve ndërkombëtarë, heqja e këtyre masave do të ketë nevojë për një afat të caktuar, sepse procedurat nuk mundësojnë heqjen automatike të këtyre masave”, shprehet Bajram Gecaj.

Ai tregon se si do të ndikojnë masat edhe në operacionalitetin e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës.

“Sa i përket pasojave në aspektin e sigurisë, edhe aty jemi të sanksionuar dhe ka mundësi që të vazhdohet me sanksione, të cilat do të prolongojnë operacionalitetin e FSK-së dhe do të dobësohet edhe aspekti i saj i furnizimeve me armatime, trajnime, arsimim dhe edukim ushtarak.

Policia e Kosovës është në gjendje jo të mirë logjistike, prandaj efikasiteti i saj në intervenimet eventuale është bukur shumë i cenuar ngase përveç mbështetjes me pajisje, uniforma, municione dhe furnizime të tjera në terren, policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga të dinjitetshme, çka ndikon edhe në uljen e moralit të policëve në zbatimin e detyrave”, thotë më tej Gecaj.

Ai përmend edhe arsyen se pse ndërkombëtarët janë të angazhuar më tepër në sigurinë e veriut të Kosovës.

“Çështja e sigurisë në veriun e Kosovës është e lidhur ngushtë me sigurinë e rajonit e që më pastaj kjo lidhje përforcohet duke u bërë objekt i sigurisë edhe evropiane për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo është edhe arsyeja që bashkësia ndërkombëtare është e angazhuar në këtë aspekt dhe do të angazhohet edhe më tepër, por për fat të keq ky fakt më pastaj u hap mundësi politikanëve të papërgjegjshëm që të përforcojnë pozicionet personale në popullatat dhe shtetet respektive në vend se të fokusohen në zgjidhjet e problemeve”.

Ndërsa, duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti, se mund të ketë ri-eskalim të situatës në veri, eksperti thotë se kjo mund të ndodhë nëse vendoset për tërheqjen me peticion të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, e jo me dorëheqje të tyre.

“Kryeministri e kupton që mund të ketë eskalime në veri të Kosovës, sepse ai e di që përcaktimi i tërheqjes me peticion e jo me dorëheqje të katër kryetarëve të komunave në veri për zgjedhje të reja, ka gjasa që të shkaktojë trazira të cilat ai (kryeministri) llogaritë se KFOR sërish do t’i mbajë nën kontrollë, ndërsa vëmendja e qytetarit do të shpërqëndrohet nga problemet ekonomike dhe sociale në vend”, shton Gecaj për “Bota sot”.

TË FUNDIT
2 ditë
Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare
2 ditë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
2 ditë
Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok
2 ditë
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
2 ditë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

vrasje

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Jorn-Rohde

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Policia-e-Kosoves-800x445

Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

INFO

NA NDIQ