Ndizet alarmi: Ringjallet skenari për “zhdukjen e shtetit” – ja pse Serbia e do me çdo kusht Veriun e Kosovës

INA
INA

7 Qershor, 2023

Duke komentuar paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, për rrezikun e ndarjes që po i kanoset përsëri Kosovës, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçk thotë se ngjarjet e fundit që ndodhë në komunat veriore kanë ringjallur skenarin e ndarjes.

“Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës kanë ringjallur skenarin e zhdukjes së shtetit, ku disa individë e përdorin atë si një mundësi për të fituar pushtetin pa e konsideruar dëmin që do t’i shkaktonte shtetit. Ndërsa ky version mund të tërheqë “nacionalistët uzurpokratë” në sipërfaqe, në fund të fundit është një ide e keqe që do të çonte vetëm në cenim të mëtejshëm të territoreve të shteteve të rajonit. I takon qytetarëve të Kosovës të votojnë për subjektet që kanë prioritet mirëqenien e shtetit dhe refuzojnë propozimet e dëmshme”, thotë Kuçi për “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia në vazhdimësi synon që ta marr pjesën veriore të Kosovës.

“Demarkacioni me Malin e Zi rezultoi në humbjen e mbi 8000 hektarëve tokë nga Kosova, duke përfshirë një pikë strategjike mbrojtëse ushtarake dhe lumin Bjelluha, i cili ishte një burim vendimtar i ujit për Rrafshin e Dukagjinit. Përveç kësaj, malet e Kopaonikut, konkretisht Maja e Pançiqit, mbajnë një bazë ushtarake që ndodhet brenda vijës kufitare të Kosovës, por menaxhimi i saj është i paqartë dhe si duket bëhet nga Serbia dhe jo KFOR-i. Kjo zonë nga Ujmani është e pasur me resurse dhe është thelbësore për energji pasi furnizon KEK-un me ujë dhe është burim i furnizimit me ujë për zonën. Po ashtu është edhe thesari i quajtur Trepçë Shkëputja edhe e veriut të Kosovës do të ndikonte rëndë në funksionimin e Kosovës si shtet dhe do të çonte në ndarje të mëtejshme drejt shuarjes, pasi do rritej varësia nga importi”, shprehet Kuçi.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë fillimisht u trumbetuar si një përvetësim i njëanshëm i territorit nga Serbia, por që atëherë ajo është zgjeruar për të përfshirë një shkëmbim territoresh. Megjithatë, ky propozim do të rezultonte vetëm që Kosova të marrë disa fshatra në Luginën e Preshevës, pasi zonat ujore, hekurudhore dhe autostrada nuk janë për negociata pasi Serbia nuk i jep ato me asnjë kusht”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi,

Kujtojmë se kryeministri Kurti së fundi tha se dhuna e nxitur në veri të Kosovës nga serbët, është parë si skenar për ndarjen e Kosovës.

“Ata prej këtij projekti të dështuar nuk kanë hequr dorë në formën e një ideje. Por kjo ide, për të ardhur në shprehje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dhunës. Dikur ka mundur të vijë në shprehje edhe nëpërmjet bisedimeve, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës. Sot kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm nëpërmjet dhunës dhe këtë ne jemi duke e parë dhe këtë duhet ta zmbrapsim dhe për këtë na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, deklaroi kryeministri Kurti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

millan radojcic

Avokati serb: Dyshoj se Radoiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

albin kurti

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh plan për aneksimin e veriut

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

INFO

NA NDIQ