Ndizet debati në Gjermani, myslimanët mbrojnë Ozilin

0

Në Gjermani është ende një ambient “i nxehtë” pas skualifikimt të gjermanëve që në grupet e Botërorit.

Gjithë gishtat janë drejtuar nga Mesut Ozil, duke e akuzar për mos-impenjim.

Ditët e fundit babai i tij e ka këshilluar të tërhiqet nga kombëtarja. Një nga kritikët e tij më të mëdhenj ka qenë Birhof. Megjithatë është dikush që e ka marrë në mbrojte turko-gjermanin, raporton Panorama Sport.

Këshilli Qendror i Myslimanëve kërkuar që Birhof të largohet.

“Birhof dhe Grindel duhet të largohen nga drejtimi, nëse nuk kanë mësuar ndonjë gjë tjetër në karrierën e tyre të gjatë. Sjelljet e gabuara në futboll dënohen me karton të kuq”, shprehet kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, Aiman Mazijek.

Edhe Boateng i ka dalë në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, duke thenë se Ozil nuk duhet ngarkuar me gjithë përgjegjësinë.

Komentet

komentet