Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

INA
INA

24/02/2024

Ndjesia e një marrje mendsh të vazhdueshme mund të kthehet në një pengesë serioze për përqendrimin tuaj dhe angazhimet e përditshme

Nëse e shihni se gjendeni shpesh në një situatë të tillë është e rëndësishme të kuptoni shkakun e kësaj gjendjeje.

Sipas mjekes Farhat Shaikh, ka shumë arsye pse njerëzit përballen me një problem të tillë.

Një nga shkaqet më të zakonshme është dehidratimi, lodhja, madje dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi. Sidomos në dimër, kjo ndodh më shpesh sepse nuk pini ujë mjaftueshëm, në një kohë kur rekomandohen 13 gota në ditë në varësi të moshës, gjinisë dhe aktiviteteve tuaja të përditshme, shkruan Parade.

Një arsye tjetër është një rënie e papritur e presionit të gjakut. Kjo mund të ndodhë kur ngriheni nga një pozicion ulur ose pasi jeni shtrirë.
Shtatzënia, ilaçet dhe një qëndrim i gjatë në shtrat mund të shkaktojnë gjithashtu një rënie të papritur të presionit të gjakut.

Por, kjo mund të jetë edhe shenjë e sheqerit të ulët në gjak sepse truri nuk po merr mjaftueshëm glukozë, një element që i nevojitet këtij organi për më shumë energji. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa ta përjetojnë këtë ndjesi sesa njerëzit që nuk kanë diabet.Shmangia e vakteve dhe mosngrënia e mjaftueshëm e karbohidrateve mund të shkaktojnë gjithashtu rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet dhe të keni mjaftueshëm karbohidrate, citon Anabel.

Së fundi, mjekja Shaikh thotë se kjo ndjesi rregullisht mund të jetë një efekt anësor i mjekimeve. Disi më rrallë, por ajo thotë se kjo mund të jetë edhe shenjë e një gjendjeje të rëndë shëndetësore, si ataku në zemër ose goditja në tru. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

shtatzan

Ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin (FOTO)

Arra

Pesë lloje të ushqimeve që ulin nivelin e sheqerit në gjak

KAFE

A është më mirë të pini kafe të nxehtë apo të ftohtë?

qepe

Nëse hani një qepë në ditë

melqia

“Mini mëlçitë”, kura eksperimentale që mund të shpëtojë pacientët

iftar-ramazan

Si ndryshon trupi ynë gjatë 30 ditëve të Ramazanit dhe çfarë ndodh pas agjërimit

dush

A ndihmon dushi pas ngrënies në tretjen e ushqimit?

INFO

NA NDIQ