Ndjenja e eliminimit nga Botërorit, ishte më e keqe se sa vdekja e një familjari” – deklarata tronditëse e Richarlison

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Janar, 2023

Richarlison ka bërë një deklaratë shokuese së fundi rreth eliminimit nga Kampinati Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar në Katar.

Sulmuesi brazilian dhe shokët e tij të skuadrës në Selecao u eliminuan nga gara në Katar në fazën çerekfinale, duke humbur ndaj Kroacisë në penallti.

Pritej shumë nga kombi i Amerikës së Jugut pasi ata konsideroheshin si favoritët për të fituar turneun përpara se të fillonte.

“Ishte një goditje, nuk e di. Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes”, deklaroi Richarlison për ESPN.

“Ishte e vështirë të rikuperohesha. Deri më sot, kur shikoj video në rrjetet e mia sociale, më vjen keq. Por, duhet të vazhdojmë përpara. Unë jam ende i ri, mendoj se kam ende një ose dy Botëror përpara.
“Do të vazhdoj të punoj shumë që gjërat të fillojnë të rrjedhin sërish, golat të fillojnë të vijnë, gjë që di të bëj në fushë”, ka shtuar më tej ai.

Richarlison ishte golashënuesi më i mirë i Brazilit në turne, duke shënuar tre gola në katër paraqitjet e tij. 25-vjeçari fitoi edhe çmimin “Goal of the Tournament” për realizimin e tij kundër Serbisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1814

Talenti kumanovar Albion Jashari po shkëlqen tek KF Shkëndija U16

herri kejn kean

Real Madridi në kërkim të një sulmuesi, del në skenë emri i yllit anglez

beckam bekam

Beckham bën ofertën e çmendur

mourinho

Mourinho i vendos dy kushte Romës për të qëndruar

Premier-League-1024x659-1

Lista e klubeve më të vlefshme, gjashtë skuadra angleze në mesin e 10 të parave

seria-a

Serie A shpall më të mirët për sezonit

xhaka-zvicra

Granit Xhaka rikthehet në Bundesligë, Bajern Mynih i ofron kontratën

inter

Lautaro: Interi ishte shumë superior ndaj Milanit, tani radhën e ka Man City

dybala

Dybala i lumtur në ‘Olimpico’: Të luash për Romën është një nder

INFO

NA NDIQ