Ndodh edhe kjo: Policia tajlandeze vendos në ankand, veturën e mbushur me drogë

0

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kishte qenë një blerës që ka paguar në vlerë prej 19,000 dollarësh për makinën Honda CR-V, e cila u vendos në ankand këtë muaj, pasi u kap në një rast droge vitin e kaluar.

Por kur u dërgua në një garazh për servisim, një mekanik zbuloi 94,000 pilula të stisura në parakolpin e saj.

Zyrtarët thanë se ata do të kryejnë kërkime më të hollësishme në të ardhmen.

“Sipas protokolleve, ne kërkojmë çdo automjet që kemi marrë dhe ky rast nuk ishte përjashtim. Megjithatë, ne nuk mund të gjenim asgjë në atë kohë, ndoshta sepse pilulat ishin fshehur mirë”, ka thënë Niyom Termsrisuk, sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Bordit të Kontrollit të Narkotikëve (ONCB), sipas Bangkok Post.

Termsrisuk tha që pilula yaba – një përzierje e metafetaminës dhe kafeinës – u zbuluan në kutitë e fshehura në një ndarje sekrete prapa parakolpit të automjetit.

Kur makina u kap në provincën veriore të Chiang Rai vitin e kaluar, 100,000 pilula të tilla u gjetën në ulësen e saj të pasme.

Termsrisuk tha që pilulat shtesë do t’i shtohen çështjes, dhe se mekaniku dhe pronari i ri do të shpërbleheshin për bashkëpunimin e tyre.

Yaba, që do të thotë “ilaç i çmendur” në Thai, është kontrabanduar në Tajlandë nga Myanmar dhe shitet si pilula të lira të kuqe ose rozë.