Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork

INA
INA

09/12/2023

Edit Shkreli, një shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten është betuar si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx në New York. Për këtë ka shkruar ish-drejtori i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, i cili ka qenë i ftuar në ceremoni.

Nano ka shkruar se Shkreli do të jetë gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane.Të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë edhe konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Njoftim për betimin e Edit Shkrelit ka bërë edhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

“Dje, në Gjykatën Supreme të Bronksit, në ceremoninë e betimit të gjyqtares Edit Shkreli, të parës gjyqtare shqiptaro-amerikane të Nju Jorkut. Në mesin e folësve tjerë si: Jamaal T. Bailey, Nathalia Fernandez, e Kevin Thomas, (senatorë të shtetit të Nju Jorkut) dhe gjyqtarëve Roëan D. Wilson, Doris M. Gonzales dhe Matthew Parker- Raso, në emër të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, i urova gjyqtares Shkreli detyrën e re, si një arritje që na bën krenar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Konsullata.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mjeke

Gjermani: Numri i mjekëve të huaj më i lartë se kurrë më parë

1

Oda kërçovare në Zvicër ndau mirënjohje për veprimtarë dhe personalitete të suksesshëm të diasporës

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

avio-bileta-pasaport

Pse duhet ta rezervoni fluturimin për në 5 të mëngjesit

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

Blinken

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

INFO

NA NDIQ