NDODHË VEÇ TE NE

0

Emin Azemi
Nëse shkruan një fjali pa gabime drejtshkrimore, nëse si ministër shkon në punë në këmbë, nëse shpenzimet shtetërore jashtë orarit të punës i redukton ndjeshëm dhe nëse e përgjysmon rrogën si funksionar i lartë shtetëror – shpallesh POPULIST.
Nëse rrogën si ministër e ke 2000 euro dhe nëse bën harxhime jashtë orarit të punës 3000 euro, nëse në një fjali me 30 fjalë bën 100 gabime drejtshkrimre, nëse thua se shteti nuk bëhet me libra. nëse në punë shkon i shoqëruar me 20 makina dhe 30 bodigard, nëse punëson krejt akrabatë dhe e çet në kokërr të shpinës ndonjë ndërmarrje publike, nëse e bën rrush e kumbulla rezervën shtetërore – shpallesh DJATHTIST…..

Vazhdimin le ta shkruaj Milaim Zeka se ai ma mirë i zbërthen këto fenomene socio-patologjike….