Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut shpëtohen nga mbytja në plazhin e Golemit, dy prej tyre në gjendje të rëndë

ina-online
ina-online

19 Gusht, 2023

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit në Durrës.

Mësohet se të treja kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Sakaq, raportohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa njëra është jashtë rrezikut të jetës.

Njoftimi i Policisë:

Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja, 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

INFO

NA NDIQ