Ndoka: Rama në krizë të thellë

0

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur ndër të tjera edhe për tentativën e Ramës për të ndryshuar Kushtetutën për të kapur zgjedhjet e ardhshme.

‘Rama është në krizë të thellë morale dhe politike fillimisht me opozitën dhe më pas edhe me ndërombëtarët.Ndërkombëtarët e kanë kapur Ramën në krim edhe me drejtësinë.

SHBA, Britania dhe Europa janë garant të Kushtetutës dhe nuk mund të dalësh kundra, pasi ata janë aq të fortë sa kanë rrëzuar edhe liderë.

Sot jemi në kushtet e një grushti shteti, parlamenti është ilegjitim dhe Kushtetuta nuk mund të ndryshojë pa u krijuar Gjykata Kushtetese’.