Presidenca Siriane ka njoftuar për takimin që e pati sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me homologun e saj sirian Ahmed al Sharaa.
Në një postim në platformën X të presidencës Siriane Kosova përmendët me termin zyrtar “Republika e Kosovës “ që i bjen se Siria indirekt po e njeh Kosovës ose pritet që së shpejti Siria do njeh Republikën e Kosovës.
Osmani për takimin në fjalë ka thënë se populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Ky shënon edhe takimin e parë mes tyre “për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona”.
“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, u shpreh Osmani për këtë takim.