Ndotësit nëpër Shkup do të ndiqen dhe kapen me drone (VIDEO)

0

Patrulla ekologjike disa herë në javë fluturon me drone për të kontrolluar se kush ndotë dhe krijon deponi të egra nëpër Shkup.

“Qëllimi është që të edukohen qytetarët, veçanërisht bujqit që i ndezin kallamishtet, t’u shpjegohet se duke i djegur kallamishtet po dëmtohet dheu dhe njëkohësisht ndotet ambienti jetësor”, tha Stevan Tomovski.

Pas xhirimeve me dron mbi qytetin e Shkupit, pamjet dhe fotografitë si materiale u dorëzohen inspektorëve në Qytetin e Shkupit që ata të mund të reagojnë në terren, të dorëzojnë kallëzime dhe t’i ndjekin penalisht ndotësit potencialë. Për më tepër ndiqeni kronikën e TV21: