Ndotin ajrin duke djegur barna pa afat, dy burra nga Novobërda dërgohen në mbajtje

0

Në Novobërdë, janë arrestuar dy burra dje gjatë ditës, pasi që janë zënë duke djegur barna me afat të skaduar.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se më veprimin e tyre të dyshuarit kanë ndotur ajrin, tokën dhe kanë dëmtuar shëndetin e njerëzve, përcjell Klan Kosova.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.