Ndryshim kozmetik apo ministri efikase? Çfarë do të sjellin ministritë e reja dhe rikonstruimi i të vjetrave

Picture of INA
INA

01/06/2024

Ministria e Ekonomisë siç duket do të përjetojë ndryshime më të mëdha në mandatin e Qeverisë së re. Në të ardhmen kjo ministri do të jetë Ministria për Ekonomi dhe Punë. Do të ndahet Energjetika, minierat dhe burimet minerale që të formohet ministri e re. Por, parashtrohet pyetja, nëse këto janë ndryshime kozmetike të pushtetit të ri apo përpjekje e sinqertë për ministri më efikase? TV21 bisedoi me profesorë universitar dhe analistë të ekonomisë, të cilët janë skeptikë për këtë çështje. Qëndrimi i tyre është se është shumë e rëndësishme se kush udhëheq me këto ministri, e jo cilët sektorë do t’i mbulojnë. Për profesorin Vanço Uzunov, është e logjikshme që “Puna” të jetë pjesë e “Ekonomisë”, ose sektori energjetik, miniera dhe burimet minerale të kenë ministri të veçantë, por megjithatë thotë se nuk pret ndonjë ndryshim në punën efikase.

“Në fund varet kush do të punojë atje dhe kush do të udhëheq me ato institucione. Nëse kjo nuk është bërë mirë, është i kotë riorganizimi. Ndërsa, nëse kjo bëhet mirë, ose nëse deri më tani është bërë mirë, në të kaluarën, ata institucione dhe në thurjen e deritanishme do të punonin më mirë nga ajo që kanë punuar. Çfarë do të thotë vet riorganizimi është një oblandë politike, ja po bëjmë diçka, por vetvetiu nuk do të sjell asgjë”, theksoi Vanço Uzunov, profesor universitar.

Qëndrim të njëjtë ka edhe eksperti ekonomik, njëherit edhe profesori i Institutit të Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike Branimir Jovanoviq.

“Në vend që të ketë shkurtim të ministrive dhe racionalizim të institucioneve shtetërore, tani përsëri do të ketë dyfishim. VMRO me shumë gjasa dëshiron të vendos ndonjë njeri të vetin në atë post dhe kjo kuptohet, por do të jetë në kurriz të qytetarëve të cilët si çdoherë do të paguajnë gjithë papërgjegjësinë e politikanëve maqedonas”, pohoi Branimir Jovanoviq, analist ekonomik dhe profesor universitar.

Sipas paralajmërimeve, këto do të jenë ministritë e reja dhe të rikonstuuara.

MINISTIRË E REJA DHE REKONSTRUIMI I TË VJETRAVE:

Ministria e ekonomisë dhe punës

Ministria për energjetikë, miniera dhe burime minerale

Ministria për transformim digjital

Ministria për politikë sociale, demografi dhe të rinj

Ministria për sport

Ministria e kulturës dhe turizmit

Por rekonstruimi i ministrive të vjetra dhe hapja e ministrive të reja do të thotë edhe nevojë për më shumë mjete në Buxhet dhe më shumë njerëz.

“Nëse formoni më shumë institucione, do t’i rrisni shpenzimet. Me këtë në mënyrë automatike ulet efikasiteti, nuk rritet efikasiteti. Ai veprim vetvetiu, formimi i më shumë institucioneve, mua më duket si pazar i pastër politik dhe populizëm, por para se gjithash pazar për t’u akomoduar në funksion më shumë njerëz për shkak se koalicioni dukshëm është i madh që dëshiron që të marrë pushtetin”, theksoi Vanço Uzunov, profesor universitar.

Për mbushjen e vendeve në ministritë e reja, Mickoski paralajmëroi se nuk do të ketë punësime të reja, por do të kryhet shpërndarja e më shumë punonjësve administrativ. Edhe pse data nuk është e ditur, megjithatë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi paralajmëroi se seancën e parë do ta caktojë pikërisht për ligjin për organizimin e punës në organet e drejtorisë shtetërore, sipas së cilit do të votohet Qeveria e re. Për këto ndryshime nevojitet shumicë prej 2/3-ve, përkatësisht më së paku PËR duhet të votojnë 80 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM për momentin kanë 78 mandate deputetësh. Qeveria e Mickoskit do të ketë 20 ministra me resor dhe tre ministra pa resor.

TË FUNDIT

Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Studentët i prijnë popullit për rrëzimin e regjimit, Vuçiqi thotë se “e kuptuan mesazhin”

Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË