Ndryshime në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Shkurt, 2023

Zgjerimi i Qeverisë me partinë Aleanca për Shqiptarët, nuk do ta forcojë shumicën parlamentare me më shumë se 70 deputetë, siç priste kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate.

Shumicës parlamentare iu bashkuan tetë deputetë të Aleancës për Shqiptarët, por iu larguan katër të tjerë, tre deputetë të partisë Alternativa dhe një deputet i Lidhjes Demokratike.

Koalicioni qeveritar i LSDM-së, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Alternativës, deri më tani numëronte 64 deputetë në Parlamentin prej 120 ulësesh. Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, shumicës iu shtuan edhe tetë deputetë, por me largimin e katër të tjerëve, shumica tani numëron 68 deputetë. Ndërkaq, jozyrtarisht mësohet se ka edhe disa deputetë tjerë që mund të mos i mbështesin ndryshimet në Qeveri.

Debati në Kuvend për emërimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët ka vazhduar edhe të martën dhe sipas paralajmërimeve të opozitës maqedonase, ai mund të zgjasë me ditë të tëra pasi 44 deputetët e saj nuk do të heqin dorë nga fjalimet për çdo emërim të propozuar.

Deputetët duhet të votojnë për Krenar Llogën për ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhitin për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliun, ministër të Administratës Publike dhe Informatikës, si dhe disa kuadro të tjera në postet e zëvendësministrave.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se beson se shumica parlamentare i ka numrat e mjaftueshëm për votimin e ndryshimeve në Qeveri.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ