Qeveria planifikon të heqë lejen e lehonisë dhe ta zëvendësojë atë me lejen e lehonisë për nënën dhe atë prindërore.
Me ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, propozohet që nëna të ketë 5 muaj leje lehonie dhe 4 muaj shtesë pushim prindëror. E reja është se edhe babai do të ketë të drejtën e 4 muajve leje, të cilën do ta shfrytëzojë së bashku me nënën pas përfundimit të 5 muajve të parë ose në cilëndo periudhë derisa fëmija të mbushë 2 vjeç.
Përveç kësaj, është një risi që babait do t’i takojnë 15 ditë pushim me pagesë sapo të ketë një fëmijë dhe 20 ditë nëse ka disa fëmijë njëherësh.
Trençevska thotë se të gjitha mungesat e prindërve do të mbulohen 100% nga fondi. Gjithashtu, nënat pritet të kenë të drejtën e një pushimi 2 orësh, si dhe mundësi për orar fleksibël pune dhe punë në distancë.
Ndryshimet në ligj janë ende në formë drafti. Në këtë moment nuk ka një përllogaritje se sa do t’i kushtojë fondit e drejta e baballarëve për të shkuar në pushim prindëror për 4 muaj.(INA)