Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj

Në deklaratën për shtyp, Apple nuk e zbuloi datën se kur iOS 14.5 do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve, por do të ndodhë javën e ardhshme.

Përdoruesit e iPhone do të jenë në gjendje të zhbllokojnë telefonat pa qenë nevoja të heqin maskën e fytyrës, por së pari duhet të lidhen me Apple Watch. Për momentin, Face ID zakonisht nuk e njeh fytyrën e dikujt nëse mban maskë. Softueri i ri do të përmbajë disa ndryshime në emoji, ndër të tjera: një zemër në zjarr, një shiringë pa pika gjaku, një fytyrë në tym etj.