Ndryshimet e ligjit për vetëqeverisje lokale: Shumica e re në kërkim të 80 votave

Picture of INA
INA

18/06/2024

Edhe pse BDI zyrtarisht thotë se nuk janë koordinuar për Ligjin, jozyrtarisht edhe partia e Ahmetit edhe Fronti Evropian lënë të kuptohet se do të mbështesin, sepse edhe ata pajtohen që në Saraj të mos ketë zgjedhje, pasi kryetar i kësaj komune, Blerim Bexheti, u bë deputet

Shkup, 18 qershor – Kryetarët e komunave Timço Mucunski dhe Arben Taravari do të ulen në karriget ministrore për punë të jashtme dhe tregti dhe për shëndetësi pa e zgjidhur çështjen nëse komunat Aerodrom dhe Gostivar do të shkojnë në zgjedhje për gjashtë muaj apo do të presin zgjedhjet e rregullta lokale në vjeshtë 2025. Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk do të hyjnë në procedurë parlamentare para formimit të qeverisë së re, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, edhe pse qeveria i paralajmëroi së bashku me ligjin për riorganizim të qeverisë. Opozita LSDM dhe Fronti Evropian ende nuk kanë vendosur nëse do t’i mbështesin ndryshimet.

Meqenëse është një ligj sistematik, për të cilin është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash dhe Badenter, ose Mickoski do të bëjë marrëveshje të re me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ose me Koalicionin VLEN, që është propozues i ndryshimeve të ligjit, votat e nevojshme për “Badenter” do t’i kërkojnë deputetët e komuniteteve më të vogla në LSDM dhe të Majtën, që është opsioni më pak i dëshirueshëm.

LIGJI ËSHTË DORËZUAR NË PARLAMENT

Mandatari Mickoski mbrëmë gjatë promovimit të kandidatëve për ministra nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni tha se pret mbështetje të pakushtëzuar nga të gjitha partitë për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin parashihet që të mos ketë zgjedhje të parakohshme në komunat kryetarët e të cilave do të kalojnë në pushtetin ekzekutiv, nëse zgjedhjet lokale janë më pak se dy vjet larg. Ai theksoi se edhe pse VMRO-DPMNE është politikisht i konvenon për të mbajtur zgjedhje, kjo nuk duhet të jetë mënyra se si të sillen politikanët. “Ligji është dorëzuar në Parlament. Pres që të gjithë deputetët të votojnë pa kushte, sepse edhe pse VMRO-DPMNE-së i përshtatet politikisht që tani të ketë zgjedhje, ne duam të jemi një qeveri që do të jetë përgjegjëse dhe nuk do të ketë standarde të dyfishta. Vlerësojmë që paratë e qytetarëve nuk duhet të shpenzohen shtesë, ato zgjedhje në disa komuna mund të kushtojnë një milion euro. Këto janë para me të cilat mund të ndërtojmë një bulevard, një çerdhe, të rinovojmë një shkollë, në vend që t’i ngacmojmë qytetarët me lojërat tona politike në nëntor dhe dhjetor, pastaj në shtator dhe tetor edhe një herë”, tha Mickoski.

Mirëpo, dje në koordinim me kryeparlamentarin Afrim Gashi, as LSDM-ja e as Fronti Evropian nuk janë deklaruar nëse do t’i mbështesin ndryshimet.

Halil Snopçe nga VLEN ka konfirmuar se ndryshimet e Ligjit do të jenë në rend dite pas formimit të qeverisë së re. “Do të pres përgjigje nga grupet parlamentare të LSDM-së dhe Frontit Evropian. Shpresoj që ndryshimet të pranohen nga të dyja partitë opozitare, sepse edhe atyre u përshtaten”, thotë Snopçe.

Ndryshimet e Ligjit kërkojnë të ashtuquajturin “Badenter”, gjegjësisht që të kalojnë duhet të votojnë 20 deputetë nga komunitetet pakicë. Në përbërjen e re parlamentare janë 39 deputetë që votojnë sipas shumicës së Badenterit. Pa opozitën, VMRO-DPMNE dhe VLEN nuk kanë 20 deputetë joshumicë. VLEN ka 14 deputetë, VMRO-DPMNE – dy-tre nga komunitetet, pra u mungojnë tre-katër deputetë joshumicë të opozitës. LSDM dhe E Majta në anën tjetër kanë nga dy deputetë të komuniteteve. Nëse BDI ose deputetët e Frontit Evropian nuk i mbështesin ndryshimet, VLEN do të duhet të kërkojë mbështetje nga LSDM dhe E Majta.

Edhe pse BDI zyrtarisht thotë se nuk janë koordinuar për Ligjin, jozyrtarisht edhe partia e Ahmetit edhe Fronti Evropian lënë të kuptohet se do të mbështesin, sepse edhe ata pajtohen që në Saraj të mos ketë zgjedhje, pasi kryetar i kësaj komune, Blerim Bexheti, u bë deputet. (koha.mk)

TË FUNDIT
33 minuta
Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së
35 minuta
Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve
40 minuta
I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston
42 minuta
Djali dhe reja sulmojnë prindërit në një fshat të Tetovës
44 minuta
BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

ME TE LEXUARA

16 orë
Të shtëna me armë zjarri në Çair, jozyrtarisht ka edhe të plagosur
3 orë
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
1 ditë
Gashi: Kam informacione të sigurta, dhoma 161, si BDI uli pazarin për të hy në Qeveri
16 orë
Policia e Maqedonisë arreston në Bllacë ish-ushtarin e UÇK-së, me fletëarrest nga Serbia, vepron MPJ e Kosovës
2 orë
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
1 ditë
Mbi 5600 veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë gjatë pesë viteve të fundit

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri

Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së

mickoski-2

Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve

baste bastore

I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston

policia-tetoves-spb-mpb

Djali dhe reja sulmojnë prindërit në një fshat të Tetovës

BDI selia

BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

gashi

Gashi takohet me përfaqësuesit e Zyrës së DCAF në Shkup

mexhiti

Mexhiti dhe Mickoski në Londër u takuan me Zelenskin

rijad shaqiri

https://tv21.tv/vlen-i-pergjigjet-frontit-europian-shaqiri-koalicioni-europian-asnjehere-nuk-kane-qene-te-interesuar-per-ish-ushtaret-e-uck-se/

Saranda Imeri1

Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare

INFO

NA NDIQ