“Ndryshimet klimatike”, QMK në Maqedoni këtë vit pret më shumë zjarre dhe përmbytje

ina-online
ina-online

30/01/2024

Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e numrit të zjarreve dhe vërshimeve vitin e kaluar. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se edhe këtë vit presin përmbytje në pranverë dhe numër të madh të zjarreve në verë.

“Si Qendër për menaxhim me krizat, fatkeqësisht edhe këtë pranverë përsëri presim të ketë vërshime dhe përsëri vera do të jetë shumë e nxehtë dhe e thatë, përsëri presim numër të madh të zjarreve, për këtë arsye i përgatisim të gjitha resurset që janë të domosdoshme për zjarret”, deklaroi Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga Qendra për Ndryshime Klimaterike thonë se për tu ballafaquar me situatat e tilla, nevojiten më shumë kapacitete njerëzore, pajisje dhe bashkëpunim mes sektorëve.

“Maqedonia ka sistem për paralajmërim të hershëm, kemi të vendosur mekanizëm për mbrojtje civile dhe ai funksionon, megjithatë nevojiten kapacitete njerëzore dhe shumë më shumë pajisje dhe bashkëpunim mes sektorëve që të mund të përmirësohet gjendja”, u shpreh Bojana Stanoeska, Kryetare e Qendrës për Ndryshime Klimatike.

Ministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, tha se shteti po punon për mbrojtjen e ambientit.

“Punojmë në tranzicionin e gjelbër sepse Maqedonia në Dubai nënshkroi memorandum bashkëpunimi së bashku me institucionet financiare dhe i konfirmoi ambiciet, se po vepron heqjen e qymyrit si burim energjie. Strategjia e shtetit shkon në atë drejtim, fotovoltaikë, dalëngadalë do të heqim karburantet joekologjike… ”, u shpreh Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinorë.

Këto komente u bënë në konferencën në kuadër të projektit “Rritja e qëndrueshmërisë klimatike në nivel lokal” të zbatuar nga Qendra për Ndryshime Klimatike, të financuar nga Qeveria suedeze.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

INFO

NA NDIQ