Ndryshimet Kushtetuese, jetë a vdekje për Maqedoninë e Veriut!

ina-online
ina-online

30/01/2024

shkruan: Faton Halili

Si çdo herë , edhe këtë herë po gjindemi në një kolaps politik si votues të rëndomtë në këtë shtet fasadë , Maqedonia e Veriut është në prag të zgjedhjeve të rregullta parlamentare për afro tre muaj , edhe këtë herë fati i shtetit fasadë është në dorën e shqiptarëve , në një farë mënyre po përsëritet imazhi i krijuar në vitin 2016 ku shqiptarët përcaktuan fatin e shtetit për rrugëtimin e tyre drejt NATO-s dhe aspiratave Euro-Atlantike .

Poashtu edhe këtë herë në këto zgjedhje do merret vendimi konkret për apo kundër vazhdimit të rrugëtimit në proceset e antarësimit të shtetit në Bashkimin Europian .

Shqiparët janë përballë një zgjedhje shumë determinues dhe kuptimplotë për fatin e tyre , dy ofertat konkrete mbas lëvizjeve të deritanishme janë se nga njëra anë qëndron Partija që dy dekada që po qeveris vendin dhe nga ana tjetër Partitë “opozitare” që pretendojnë ndryshimin dhe rifreskimin në skenën politike .

Votuesi shqiptar duhet të zgjedh mes kapërdirjes së të bëmave shumë vjeçare të partisë në pushtet me amnesti të plotë për ta dhe reflektim pozitiv për të ardhmen e vendit si dhe mos përbirjen e të gjitha keqmenaxhimeve institucionale ndër vite ku shpesh herë dominuan në skenë mos përgjegjsia , korrupsioni , nepotizmi dhe kompromiset e tepruara ndaj palës tjetër , ndërsa sa i përket ardhmërisë së vendit drejt Perëndimit ,vëhet në dyshim gadishmëria e tyre në përcaktimet strategjike , duke patur parasysh se pasardhësit dhe mbetjet e fundit të Gruevizmit me çdo kushtë kërkojnë aleat tek tabori shqiptar për legjitimim të çrrënjosjes së idesë Europiane , dhe tek këta ka hamendësime drejt asaj politikbërjeje , si shifen deri më tani do e mbyllin njërin sy dhe do bashkëpunojnë me djallin vetëm e vetëm ta dërgojnë në histori faktorin politik shqiptar për këto njëzet e dy vite !

Shihet qartë çdo ditë e më shumë se nëntoka ruse vazhdon ende të ketë ndikim në taborin tjetër , rejtingu i tyre çdo ditë e më shumë po rritet , kjo besoj se është një kërcënim për faktorin ndërkombëtar , ku për tetë vite mund e sakrificë çdo gjë mundet të hidhet në erë !

Shqiptarët do të kenë mundësi të mirë ti lexojn këto dy fenomene kontraverse të këtij moçali politik për tre muajt në vijim , ndryshimet kushtetuese janë pikënisja e një ardhmërie të re për vendin dhe popullin e Maqedonisë .
Kushdo që propagandon me ide dhe maskime politike , nacionalistike , klienteliste në fushatë gabon rëndë !!
Duhet tu bëhet e qartë të gjithëve se në tavolinë janë dy oferta serioze , njëra amnesti për të kaluarën dhe hapërim tutje si dhe tjetra , ndëshkim i së kaluarës politike si dhe me shumë gjasa ngecje për të ardhmen .
TAKE IT OR LEAVE IT !!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kim-mehmeti

Aty ku të gjithë majmen nga varfëria e popullit!

Bekim Qoku

Qoku: Ahmeti dhe BDI larg Kosovës dhe afër Serbisë

Daut Dauti

Nga Yeni (Novi) Pazari në Skopi (Shkup)

Ben-Wallace-696x464

Historia na e vërteton që Putin mund të mposhtet

arsim zekolli2

Ku po te dhemb Talo Kapidani?

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

“Vrasja e politikanëve shqiptarë”/ A është kjo arsyeja e vërtetë për largimin e avokatëve të Thaçit e Selimit?

naser-pajaziti

VLEN a do përfshijë në lista figura të shoqërisë civile dhe personalitete që kanë bërë betejat e opozitarizmit

Diljana toska

Presidente?!

xhevdet nasufi

Çarja e ASH-së!

INFO

NA NDIQ