Ndryshimet kushtetuese mund t’i lenë deputetët e RMV-së pa pushim vjetor

INA
INA

27 Qershor, 2023

Edhe gjatë muajit korrik nuk do të mund të hyjnë në procedurë parlamentare ndryshimet kushtetuese, është kuptuar në brifingun me gazetarë që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e realizoi sot me gazetarët.

Iniciativa për ndryshimet kushtetuese ende nuk është dorëzuar në Kuvend, gjegjësisht ende gjendet në procedurë qeveritare, por edhe sikur të dorëzohej gjatë këtyre ditëve, e njëjta nuk mund të hyjë në procedurë parlamentare menjëherë.

Për këtë, Xhaferi tha se është e mundur që deputetët të mos mund të shkojnë në pushim as gjatë muajit gusht, nëse në atë muaj fillon procedura për ndryshimin e aktit më të lartë ligjor.

“Edhe sikur të dorëzohet iniciativa në Kuvend gjatë këtyre ditëve, sipas procedurave për ndryshimin e Kushtetutës nga dita e dorëzimit deri te fillimi i procedurës, duhet të kalojnë 30 ditë. Kjo do të thotë se ka mundësi që të punojmë në gusht, edhe pse ky muaj është paraparë për pushim”, tha Xhaferi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ