Ndryshimet Kushtetuese në RMV: Pritet të nis debati me shoqërinë civile dhe ekspertët

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/01/2023

Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq paralajmëroi debat publik në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Gjatë një konference për media, të mbajtur sot në Qeveri, Mariçiq tha se, debati do të fillojë gjatë javëve në vijim, ndërsa do të zhvillohet me organizatat joqeveritare, komunitetin akademik dhe atë të biznesit.

“Ndryshimet kushtetuese do të aktualizohen në javët dhe muajt e ardhshëm edhe në debate me organizatat civile, ekspertë, edhe në raport me përmbajtjen e tyre, por edhe në raport me rëndësinë e tyre politike. Rëndësia politike është shumë më shumë se vetëm ndryshime politike të një pjese të preambulës dhe të një amendamenti të komitetit të marrëdhënieve mes bashkësive”, tha Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për çështje evropiane.

Ai rikujtoi se, këto ndryshime kushtetuese kanë rëndësi për miratimin nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ai debat shoqëror që do të zhvillohet me organizatat civile, me komunitetin akademik, me komunitetin e biznesit rreth rëndësisë politike dhe ekonomike dhe rëndësisë së këtyre amendamenteve kushtetuese në afat të gjatë për shtetin tonë, do të jenë hyrje në diskutimin institucional dhe vazhdimi i kësaj procedura brenda në Kuvend. Duhet të jemi të gatshëm dhe duhet që të gjithë të japin kontributin e tyre në këtë proces, që ai të mund të fillojë me sukses, por edhe më e rëndësishme të përfundojë me sukses”, tha Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për çështje evropiane.

Kujtojmë se, pas 17 viteve pritje, në korrik të vitit të kaluar vendi filloi negociatat me BE-në, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila u mbajt pas miratimit të propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedoni së Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese. Si pjesë e kësaj marrëveshje, vendi duhet të përfshijë në preambulën e kushtetutës bullgarët, në mënyrë që të hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim.

TË FUNDIT

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe një zyrtar tjetër

Bajçinovci paralajmëron se shumë shpejt do formohet Qeveria Kurti 3

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin

Vuçiq “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe

Zaevi dhe Kovaçevski kanë harxhuar mbi 280 mijë euro për reklamim në facebook

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË