Ndryshimet në Kodin Penal e shpëtuan Janakieskin në rastin “Toplik”, Prokuroria hoqi dorë nga ndjekja për shkak të vjetërimit

Picture of INA
INA

14/11/2023

Në seancën e parë kryesore në Gjykatën Penale të Shkupit për rastin “Toplik”, pasi Apeli e ktheu lëndën në rigjykim, prokurori publik hoqi dorë nga ndjekja e mëtutjeshme e të pandehurve për shkak të implikimeve të ndryshimeve të fundit kontroverse në Kodin Penal, transmeton Portalb.mk.

Rasti “Toplik” ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e vendbanimit Sonçev Grad në Sopishtë, në të cilin i pandehuri i parë ishte ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski.

Siç kumtoi sot Gjykata Penale e Shkupit, prokurori publik në seancën e sotme riklasifikoi veprën që u ngarkohet të akuzuarve nga paragrafi 5 i nenit 353 të Kodit Penal në paragrafin 4 të të njëjtit nen.

Ndryshe, me ndryshimet në Kodin Penal, neni 353 pësoi ndryshime thelbësore, u zvogëluan dënimet e parapara, u vendos kufiri i sipërm dhe disa paragrafë u fshinë.

Një fat të tillë e pësoi paragrafi 5, i cili i referohej keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, i cili u hoq me ligjin e ndryshuar dhe sipas të cilit ndiqeshin penalisht të pandehurit në rastin “Toplik”.

Pas riklasifikimit të veprës, prokurori publik ka hequr dorë nga ndjekja e mëtutjeshme e të pandehurve për shkak të vjetërimit.

“Për interes të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, njoftojmë opinionin se sot u mbajt seanca e parë kryesore për rastin me KOK-in nr.161/23, të caktuar nga prokuroria si ‘Toplik’, pasi kthimin e saj në rigjykim nga gjykata e shkallës së dytë, prokurori publik ka kryer rikualifikimin e veprës penale të ngarkuar me të pandehurit: M.J., T.Gj., D.D., M.T., D.G. dhe V.T. nga neni 353 paragrafi 5 deri në nenin 353 paragrafi 4, dhe në drejtim të ndryshimeve në Kodin Penal. Në bazë të kësaj, prokurori publik ka hequr dorë nga ndjekja e mëtutjeshme e të pandehurve për shkak të vjetërimit në kuptim të nenit 352 të Ligjit për Procedurën Penale, për të cilin gjykata pas marrjes së vendimeve përkatëse me shkrim do t’i dërgojë në palët”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Ndryshe, më 17 tetor të këtij viti, Gjykata e Apelit në Shkup ka njoftuar se ka marrë vendim me të cilin pranon ankesat e Janakieskit dhe pesë të akuzuarve të tjerë në këtë rast dhe e anulon aktgjykimin e shkallës së parë.

Sipas njoftimit, Gjykata e Apelit e ka marrë vendimin më 6 shtator, në të njëjtën ditë kur Kuvendi miratoi ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për krimin e shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe vendosin një kufi të sipërm. .

Subjekti “Toplik” ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e vendbanimit Sonçev Grad në Sopishtë.

Aktgjykimi i shkallës së parë Gjykata Themelore Penale Shkup e ka marrë më 5 prill 2022, me të cilin Janakieski është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg. Tome Gjurçillovski, i cili ishte kryetar i Komisionit për tenderë publikë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, është dënuar me 3 vjet burg. Për katër të tjerët (Dimitar Dimovski, Marica Taseva, Dimitar Gaçev dhe Vesa Tomçevska), gjykata i dënoi me burgim me kusht prej dy vjetësh, të cilat nuk do të zbatohen nëse brenda pesë viteve nuk kryejnë vepër të re.

Ndryshe, “Toplik” ishte pjesë e listës së çështjeve të publikuara nga Koalicioni joqeveritar “Të gjithë për një proces të drejtë” për të cilat vjetërimi do të ndodhë pas ndryshimeve në Kodin Penal.

Sipas aktakuzës, vepra penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar për të cilin janë akuzuar Janakieski dhe të akuzuarit e tjerë është kryer nga 3 prilli 2007 deri më 18 shkurt 2013, që do të thotë se vjetërimi absolut sipas llogaritjeve ka ndodhur në shkurt 2023.

Janakieski aktualisht është duke vuajtur një dënim me burg prej tre vjet e gjashtë muaj për rastin Titanik. Në korrik të këtij viti, ai u dërgua në burg nga paraburgimi, pasi u deklarua fajtor për pothuajse të gjitha krimet që lidhen me parregullsitë zgjedhore në rastin “Titanik”, përveç krimit të keqpërdorimit të fondeve për financimin e një fushate zgjedhore, por më vonë Prokuroria hoqi dorë nga ndjekja penale për këtë krim.

TË FUNDIT
50 minuta
“Nuk u destabilizua as shteti as qeveria, por Fronti Evropian”, tha Mexhiti
51 minuta
Qoku: Pohimet e BDI-së s’kanë logjikë
2 orë
Taravari: Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe. Rasti më ka prekur shumë!
4 orë
LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët
4 orë
Sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 14-muajshe, që ndërroi jetë në spital

ME TE LEXUARA

7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike
7 orë
Taravari për vdekjen e vajzës 14 muajshe: Do kryhen hetime urgjentisht, nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do përgjigjen!
1 ditë
Përmbytjet në Bosnje, Ahmeti: Solidarizohem me popullin boshnjak
6 orë
Shkupi me disa rrugë të bllokuara – shkaku mbajtja e maratonës së vrapimit
1 ditë
Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë
6 orë
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO
1 ditë
Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!
5 orë
Uji në Gostivar vazhdon të jetë i pasigurtë për pije

LEXO MË SHUMË

mexhiti izet

“Nuk u destabilizua as shteti as qeveria, por Fronti Evropian”, tha Mexhiti

bekim qoku

Qoku: Pohimet e BDI-së s’kanë logjikë

arben taravari

Taravari: Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe. Rasti më ka prekur shumë!

LSDM

LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët

klinika per femije shkup

Sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 14-muajshe, që ndërroi jetë në spital

cezme-uji

Uji në Gostivar vazhdon të jetë i pasigurtë për pije

fc struga sulm

Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO

shkupi komunikacion

Shkupi me disa rrugë të bllokuara – shkaku mbajtja e maratonës së vrapimit

Arben Taravari

Taravari për vdekjen e vajzës 14 muajshe: Do kryhen hetime urgjentisht, nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do përgjigjen!

INFO

NA NDIQ