Ndryshimet në Ligjin e Mediave: Internet portalet e regjistruara me domen vendor do të trajtohen si media

Picture of INA
INA

12/03/2025

Qeveria në seancën e fundit miratoi ndryshimet në Ligjin e Mediave, me të cilin parashikohet të rregullohet statusi i internet portaleve, që sipas kornizës ligjore ekzistuese nuk trajtohen si media. Sipas Qeverisë, kjo do të kontribuojë në stimulimin e vetërregullimit të mediave, profesionalizimit dhe konkurrencës.
“Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet e internetit, duke krijuar një kornizë ligjore që i njeh ato si të tilla, përkatësisht duke përcaktuar rregulla të qarta për themelimin dhe regjistrimin e tyre”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse nuk janë të rregulluara me ligj, internet portalet realizojnë benefite shtetërore, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, kur edhe paraqitet dukuria e shtimit të numrit të internet portaleve, të cilët kanë për qëllim të marrin para për reklama zgjedhore. Sipas raportit të KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, mbi 150 portale kanë fituar gjithsej 811 mijë euro.

Me ligjin e ri parashikohet që të krijohet një regjistër, i udhëhequr nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan të identifikohen si media do të duhet të hyjnë në regjistër. Por, për ta bërë këtë, duhet të plotësojnë disa kushte, mes tjerash të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë seli dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin. Për t’u futur në regjistër, gjithashtu portalet duhet ta plotësojnë edhe kushtin që të kenë së paku tre të punësuar. Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim apo jo, pasi që i njëjti duhet të miratohet në Kuvend në periudhën në vazhdim. /Alsat.mk

TË FUNDIT

VIDEO/Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë serbe

Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike (VIDEO)

BDI: E vërteta për tragjedinë e Koçanit, çfarë ndodhi dhe kush e lejoi?

Sot 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Gjendja e 15 pacientëve nga Koçani që mjekohen në Bullgari është stabile

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË