Ndryshimi i emrave në Tetovë, Kasami pret Kadastrën

Picture of INA
INA

18/08/2023

Ndryshimi i emrave të rrugëve, urave, shesheve, bulevardeve dhe shkollave në Tetovë, ende nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes institucionale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami disa herë ka thënë se është duke pritur Kadastrën që të bëjë një studim se ku do të regjistrohen të gjitha rrugët, sepse sipas Kasami, ende ka rrugë që nuk janë të regjistruara në Tetovë.

“Në Tetovë kemi një projekt më të gjerë që të gjithë rrugët e Tetovës të emërohen. Edhe njëherë po e përsëris, fatkeqësisht këtu ne presim që një studim që duhet ta bëjë Kadastra e Maqedonisë, të cilin akoma nuk e kemi. Edhe më tutje ka plot rrugë në Tetovë , të cilët nuk janë të regjistruara dhe për të bërë emwrimin e tyre, që është obligim i Komunës, duhet të jenë të regjistruara dhe këtë regjistrim e bën Kadastra”, deklaroi Kasami. Nga Kadastra e Maqedonisë së Veriut, deri më tani nuk janë prononcuar aspak në këtë drejtim, duke anashkaluar pyetjet e mediave dhe prononcimet e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në këtë drejtim, kreu Kasami sërish është zotuar se nëse Kadastra nuk e bën regjistrimin e rrugëve, atëherë në buxhetin e vitit të ardhshëm do të parashihen mjete që komuna vet ta bëjë një akt të tillë, duke respektuar dispozitat ligjore.

“Nëse ata nuk e bëjnë këtë, do të na duhet së paku vitin e ardhshëm tw parashohim mjete në buxhet, sepse është një projekt që do të kushtojë dhe me këtë të bëjmë regjistrimin e rrugëve, pastaj me një vendim, duke respektuar të gjitha procedurat – të bëjmë emërtimin e rrugëve. Kjo do të jetë publike, transparente dhe do të konsultohen të gjitha shtresat e shoqërisë, tw gjithw individët qw do të jenë të interesuar, që të kemi një emërtim adekuat me realitetin e sotëm”, deklaroi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërkaq, ende nuk dihet nëse për ndryshimin e emrave do të duhet të përdoret parimi i Badenterit në Këshillin e Komunës së Tetovë, pasi kryetari i Këshillit, Besar Durmishi insiston se me regjistrimin e fundit, maqedonasit në Tetovë përbëjnë rreth 18 për qind të popullatës dhe parimi i Badenterit nuk vlen. Por edhe përskaj kësaj, dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë kundër, kurse si arsye e theksojnë se Komuna e Tetovës ka çështje më të rëndësishme për t’i zgjidhur. Nga Shoqata Joqeveritare e Akademikëve Shqiptarë që kanë punuar projektin për riemërimin e rrugëve dhe institucioneve në Tetovë, kohë më parë kanë thënë se kanë dorëzuar nismë dhe se ende po presin që Komuna të ndërmarrë hapa konkret.

Në Tetovë, ende ka shumë emra të rrugëve dhe shkollave që aspak nuk përkojnë me realitetin etnik, ku edhe pse shumica e banorëve janë shqiptarë, megjithatë ata përballen me emra që janë vendosur në kohën e sistemit komunist. Së fundmi, në Maqedoninë e Veriut janë shkaktuar tensione të mëdha shkaku se një rrugë në Çair të Shkupit, ka marrë emrin e veprimtarit kosovar Adem Demaçi. Madje, edhe pse atje, janë respektuar procedurat e nevojshme institucionale, megjithatë, kampi politik maqedonas nuk gjen qetësi duke mos pranuar realitetin se një rrugë në Shkup do të mbajë emrin e Demaçit. (koha.mk)

TË FUNDIT
2 orë
Mexhiti takon gjeneralin Clark
3 orë
SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse
3 orë
Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë
7 orë
Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen
7 orë
Ilas Veseli zgjedhet si ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Temperaturat e larta, qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e mjekëve
12 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
1 ditë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
8 orë
30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi
1 ditë
Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë
12 orë
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
1 ditë
Kasami në takim me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-06-21-21-44-15-846_com.android.chrome-edit

Mexhiti takon gjeneralin Clark

IMG_3456

SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Evzoni-border-station-800x445

Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë

izet mexhiti

Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen

ilir veseli saraj

Ilas Veseli zgjedhet si ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit

aksiden greqi

30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi

fronti evropian

Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

bekteshi

Bekteshi: Ky është ekipi im që menaxhoi krizat më të mëdha në vend (foto)

bekim sali orhan murtezani

Murtezani: Po vjen një valë reformash në të gjitha institucionet, do punojmë pa u lodhur për të mirën e vendit dhe qytetarëve

INFO

NA NDIQ