Ndryshimi i kufijve, reagon diaspora shqiptare

0

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë shqiptarë e kosovarë të angazhohen për ato që ai i cilëson si çështje kritike dhe e para në listë është ideja e shumëdiskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.Duke kujtuar rolin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë së Kosovës, investimeve në rajon apo lobimit në përgjithësi me politikbërësit amerikan në favor të interesave të shqiptarëve, ky organizëm praktikisht kërkon që zëri i tij të dëgjohet ndërsa paraqet pretendimin kyç, atë të mos ndryshimit të kufijve.Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më monumentale të popullit shqiptar, thuhet në letrën e hapur; përderisa ne kërkojmë njohjen formale të kufijve të këtij shteti të sapo formuar, duhet t’i qëndrojmë besnikë shpirtit, kurajos dhe guximit që e bënë këtë arritje realitet.

Çdo kilometër i Kosovës është paguar me gjak, djersë dhe lot. Prandaj, jemi kundër çdo negociate që synon humbje territori nëpërmjet demarkacionit, korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve.Ne nuk kemi më tokë për të dhënë, vetëm për të marrë, theksohet me forcë në shënim. Ndër kërkesat e tjera është edhe ajo e organizimit të një konference ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në Nju Jork në 2019-tën për hartimin e një planveprimi ku të përvijohet një axhendë kombëtare apo angazhimi që samiti i ardhshëm i diasporës të mbahet në Kosovë e më pas të zhvendoset çdo vit në gjashte rajonet shqiptare në Ballkan.

Komentet

komentet