Ndryshimi i Ligjit për të huaj

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2022

Informohen të gjithë personat fizik dhe juridik ( shtetas të shteteve të huaja, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ofrues të shërbimeve për vendosjen e të huajve, institucionet arsimore, organet të administratës shtetërore, subjekte ekonomike, kulturore dhe subjekte tjera) se nga data 04.01.2022 ka filluar zbatimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligit ekzistues për të huaj. Të njëjtat janë shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 294 të datës 27.12.2021. Në drejtim të njoftimit të duhur subjekteve të interesuara, informojmë për ndryshimet më të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim në procedurat për rregullimin e qëndrimit të përkohshëm, evidencën e të huajve nga ana e personave juridik dhe fizik të cilët ofrojnë shërbime për vendosjen e të huajve me pagesë, si dhe ndryshimet në lidhje me zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje:
1. Përveç definimit për hyrje kundërligore në RMV, përcaktohen edhe kriteret për dalje kundërligjore (neni 10), si dhe vendqëndrimi kundërligjor (neni 147 pragrafi 1 alinea 1).
2. Për udhëtim për shkak vizitës së kurseve, studimeve ose trajnimeve profesionale, si dëshmi për qëllimin dhe rrethanat për qëndrimin e paraparë mund të shfrytëzohet edhe vërtetimi nga sipërmarrja, për shkak të vizitës së kurseve profesionale ose teorike në kuadër të trajnimit fillestarë ose trajnimit të avancuar (neni 14 pika b alinea 1)
3. Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, i huaji është i obliguar të shfrytëzojë dokumentin e udhëtimit me të cilin ka hyrë në shtet (neni 22)
4. Refuzimi i qëndrimit afëtshkurtër për të huajin, afatin në të cilin i njëjti është i detyruar të lëshoje territorin e RMV-së, si dhe koha e cila të huajit i është ndaluar përsësri hyrja në RMV (neni 70 paragrafi 5), e dhënë për vendqëndrimin e përkohshëm të marrur (neni 127 paragrafi 8 ) , e dhënë për vendqëndrim të përhershëm të marrur (neni 137 paragarfi 7), si dhe e dhëna për kthimin e të huajit (neni 148 paragrafi 7) shënohen në dokumentin e udhëtimit të të huajit, nëse e posedon.
5. Mundësohet rregullimi i qëndrimit të përkohshëm edhe me qëllim të mësimit të gjuhës në të cilën realizohet mësimi, për të huajin i cili ka qëllim të qëndrojë në RMV si bazë shkollimin ose studimin (neni 71).
6. Në vend të kushtit të deritanishëm për miratimin e qëndrimit të përkohshëm ( të mos ekzistojnë arsye për refuzimin e hyrjes), vendoset kushti i huaji të mos paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë nacionale, shëndetin publik ose marrdhëniet ndërkombëtare të RMV-së (neni 72).
7. Me kërkesën për miratimin e vendqëndrimit të përkohshëm, i huaji është i obliguar të mundësojë këqyrje në dokumentin e udhëtimit dhe të dorëzojë parashkresë të vërtetuar të së njëjtës (neni 73).
8. I huaji i cili ka dorëzuar kërkesë për miratimin e vendqëndrimit në MPB për arsye humanitare, mund të mbete në RMV deri në sjelljen e vendimit përfundimtar, për çfarë sipas kërkesës së tij MPB-ja i lëshon vërtetim të posaçëm (neni 75 paragrafi 3).
9. Ankesa ndaj vendimit të sjellur nga MPB-ja pas kërkesës së parashtruar për miratimin e qëndrimit të përkohshëm, nuk e shtyen realizimin e vendimit, vetëm nëse në arsyen për kërkesë për arsye humanitare (neni 75 paragrafi 11).
10. Në rast të rregullimit të qëndrimit të përkohshëm si bazë “punësim”, në procedurë për marrjen e mendimit nga ana e Agjencisë për Punësim, përveç dokumenteve tjera është e nevojshme të dorëzohet edhe dëshmia për kërkesë për ndërmjetësim gjatë punësimit të punëtorëve deri te Agjencioni, jo më e vjetër se 30 ditë. Në rast të vetëpunësimit të të huajit, nuk dorëzohet marëveshje e nënshkruar me punëdhënësin, si dhe dëshmi për arsimim adekuat ose aftësim specifik profesional për të huajin, i lëshuar nga organ ose institucion i autorizuar (neni 87).
11. Në rast të rregullimit të qëndrimit të përkohshëm si bazë “punëtor i dërguar”, në procedurë për marrjen e mendimit nga ana e Agjencisë për Punësim, përveç dokumenteve tjera është e nevojshme të dorëzohet edhe marrëveshja e të huajit me klientin nga RMV-ja për dhënien e shërbimeve konkrete, si dhe formular në dy gjuhë sigurim adekuat social, përkatësisht shëndetësor për punëtor të dërguar në pajtim me marrëveshjet bilaterale të ratifikuara për sigurim social (neni 91).
12. Për arsye se vendoset mundësia për rregullimin e qëndrimit me qëllim mësimin e gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, tani nuk është më e nevojshme dëshmia se i huaji duhet të zotërojë gjuhën ose është regjistruar në kurs për mësimin e gjuhës në të cilën do të zhvillohet programi arsimor dhe nuk është e nevojshme kopje nga dëftesa përkatësiht diploma si dëshmi për të lartëpërmendurën. Për të gjitha bazat e lartëpërmendura për rregullimin e qëndrimit të përkohshëm të këtij lloji (shkollimi, studimi ose mësimi i gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi) kërkesa për miratimin e qëndrimit mund të parashtrohet në shërbimin rajonal për të huaj në MPB (neni 92).
13. Për miratimin e qëndrimit të përkohshëm si bazë shkollimin ose studimin tanimë nuk është i nevojshëm dorëzimi i vërtetimit nga institucioni arsimor për arritjen e përparimit të konsiderushëm në arsim. Mundësohet gjithsej vazhdimi i qëndrimit të përkohshëm si bazë “studimi”, për më së shumti dy vite në vend të një viti siç ishte deri më tani, nëse ekzistojnë arsye të posaçme të lidhura me studimin. Qëndrimi i përkohshëm për shkak mësimit të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi miratohet për periudhë të një viti dhe i njëjti nuk mund të vazhdohet (neni 93 pargrafi 3 dhe paragrafi 4).
14. Me qëllim të rregullimit të qëndrimit të përkohshëm si bazë “shërim”, kërkesa mund të parashtrohet edhe në shërbimet rajonale për të huja në MPB, personalisht nga i huaji ose nga përfaqësues i institucionit për shërim me autorizim të dhënë nga i huaji (neni 103 paragrafi 2).
15. Në lidhje me rregullimin e qëndrimit si bazë “vendosje ose përkujdesje në institucione për persona të moshuar”, dokumentacioni shëndetësor mund të jetë edhe nga RMV-ja (neni 105 paragrafi 2).
16. U mundësohet anëtarëve të familjes më të ngushtë të shtetasit të RMV-së, të cilëve u është miratuar qëndrimi i përkohshëm, e drejta e arsimimit, ngritjes profesionale, punësimit dhe kryerjes së veprimtarisë personale, nën kushte të përcaktuara me ligj (neni 114 paragrfai 2).
17. Në rast të rregullimit të qëndrimit të përkohshëm si bazë “prejardhje nga Maqedonia e Veriut”, konsiderohet se i huaji është me prejardhje nga RMV-ja, nëse në momentin e lindjes së tij, njëri nga prindërit ka qenë shtetas i Maqedonisë së Veriut (neni 117 paragrafi 2).
18. Në rast kur plotësohen kushtet për marrjen e qëndrmit të përkohshëm, nga i huaji nuk do të kërkohet deklaratë për rrethanat të cilat kanë sjellur tek e njëjta (është fshirë paragrafi 3 i nenit 126). E njëjta ka të bëjë edhe në rast të marrjes të qëndrimit të përhershëm (është fshirë paragrafi 4 i nenit 136).
19. Për arsye se në zbatim Ligji për persona të paevidentuar në Librin amë e të lindurve (Gazeta Zyrtare e RMV-së 42/20), ata më nuk janë të përfshirë si kategori e veçantë nga aspekti i rregullimit të qëndrimit të përhershëm (neni 132).
20. Në regjistrat të cilat udhëhiqen nga ana e personave juridik dhe fizik të cilat ofrojnë shërbime për vendosjen e të huajve me pagesë, në vend të rubrikës “lloji dhe numri i lejes për qëndrim” vendosen rubrikat “data e lajmërimit” dhe “data e çlajmërimit” (neni 194 paragrafi 1 pika 19).
21. Në mënyrë të rëndësishme janë zvogëluar gjobat për kundërvajtje, si për personat fizik, poashtu edhe për personat juridik.
Ju njoftojmë se rregullat ekzistuese ligjore dhe nënligjore nga kjo lëmi, mund të gjenden në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pjesën Legjislacioni: www.mvr.gov.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Disa nga rezultatet jo zyrtare nga rajoni i Tetovës

arber

Ademi: Sot populli foli

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

likov

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

Screenshot_2024-04-24-16-05-49-430_com.facebook.katana-edit

Shefik Bajrami shkel rëndë urdhrat e Ministrisë së Brendhsme, nxjerr nga shtabi i SPB – Tetovë policët e deleguar për të qenë pjesë të shtabit

INFO

NA NDIQ