Ndryshimi në ambientin politik shqiptar në RMV

0

Nga Ejup Berisha

Muaji korrik është koha për ndryshime në shumë sfera të jetës e posaqërisht kjo është kohë e përshtatshme për të ndryshuar natyra .E ndryshimet këtu bëhen shpesh varësisht prej rrethanave që i ka përcaktuar dhe i imponon vetë natyra apo Perendia. Ndryshimet në natyrë bëhen me vullnet pa ndonjë refuzim apo dhe pa mundësi kundërshtimi nga askush sepse ideator, projektues si dhe zbatues i ndryshimeve aty ëshë Perendia e madhëruar të cilit duhet që shumë shpesh ti falenderojmë që na ka falur jetën në ambientin ku jetojmë të gjithë ne njerëzit.. Ndrshime duhet të ketë edhe në politikë. Edhe pse këtu ndryshimet bëhen shumë më vështirë dhe më rrallë . Dua të themë se ndryshimet në politikë përcillen me refuzime dhe kundërshtime të cilat shpesh dinë të jenë edhe të ashpra e ndonjëher edhe dramatike. Edhe pse në politikë duhet të ketë ndryshime dhe ato duhet të jenë më të shpeshta. Neve qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut na është dhënë mundësia që ndryshimin në politikë ta bëjmë ditën e mërkurë më 15 korrik pas përfundimit të procesit zgjedhor i cili do të mbahet në të njëjtën ditë dhe në të në të njëjtën datë. Atë ditë dhe atë datë pra këtu te ne do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Një sçarim më të sakt dua ta bëj kur jemi te ndryshimi e dua të themë se ai duhet të bëhet në ambientin politik shqiptar. Lajmi i parë dhe i shumpritur jozyrtar duhet të vijë disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, në këtë lajm të parë adhuruesit e ndryshimit do të donin të dëgjonin se fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut këtu është opozita shqiptare e udhëhequr nga Aleanca për shqiptarët-ASH e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit. Ndërsa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve shqiptarët që jetojnë këtu duhet që të bëhen gati që Partisë humbëse shqiptare Bashkimit Demokratik për Integrim BDI-së ti shprehin keqardhje për humbjen në zgjedhjet e radhës. Prandaj për ta bërë këtë gjë apo për ti dëshiruar lamtumirën nga pozicioni qëndror në politikë BDI-së votuesit e papërcaktuar dhe ata të përcaktuarit që mos të votojnë për BDI-në duhet ta votojnë koalicionin ASH-AAA. Me këtë votim ata do ti ndihmonin partisë shqiptare që momentalisht ndodhet në pushtet të zbres nga froni dhe të shkojë në opozitë pas 18 vitesh qëndrimi në pushtet. Ti themi lamtumirë BDI-së nga pushteti dhe ti dëshirojmë mirëseardhje ASH-AAA-së në pushtet. Ta dërgojmë BDI-në në opozitë me qëllimin më fisnik dhe më human me idenë që ky subjekt politik të pushoj nga angazhimet, lodhja dhe stresi i madh që e ka pasur për komb dhe për atëdhe. Ti dërgojmë në opozitë me qëllim që të knaqen duke i shiquar dhe duke i numruar të arriturat për shqiptarët dhe veten e tyre gjatë kohës sa kanë qenë pushtet. Partitë politike duhet domosdoshmërisht të dërgohen në opozitë sepse nga ky pozicion politik ato janë më të sincerta dhe më të realta për të arriturat dhe për dështimet e tyre gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet. Partitë politike pra kur janë në pushtet janë të prirura të jenë më pak objektive, më joreale dhe më të pasinçerta për të arriturat e tyre. Kështu nga pozicioni i pushtetit dhe të pushtetarit udhëheqësit e partive politike janë më subjektive duke pohuar se kanë bërë shumë punë ,aktivitete dhe vepra të mira dhe shumë të vlefshme në dobi të qytatarëve dhe shtetit. Pra po shkoi një Parti politike në opozitë asaj menjëher i hapet mendja dhe sytë që të shohin më realisht se çfar kanë bërë gjatë kohës sa kanë qëndruar në pushtet. Më tej po shkoi një parti politike në opozitë siç do të bëj BDI ditën e 15 korrikut asaj do ti hapen syte dhe ajo do të fillon të shoh më mirë dhe ti përshkruaj gjendjet më realisht dhe më besueshëm. Kur jemi te punët e Partive politike dhe zgjedhjet, është një rregull se ato subjekte politike që kanë bërë më shumë punë, angazhime si dhe vepra të tjera të mira dhe të dobishme sa kanë qenë në pushtet këto parti është bërë rregull që ti humbin zgjedhjet e pas kësaj edhe pushtetin. Në Gjermani psh Helmut Kol dhe Partia Krishter-Demokrate CDU e humbën pushtetin edhe pse kjo parti dhe lideri i saj Helmut Kol e bënë procesin e bashkimit të dy Gjermanive. Edhe me këtë rast askush në Gjermani nuk u mërzit dhe nuk u ndje i pikëlluar se pse Partia Krishter Demokrate CDU i humbi zgjedhjet e me këtë edhe pushtetin gati 15 vjeqar që e pati në Gjermani. Prandaj BDI le të mos mërzitet shumë me shkuarjen e saj në opozitë sepse me këtë ajo do të arrijë të pushoj të këndellet dhe të rimëkëmbet më mirë me qëllim që një ditë ajo të mund të rikthehet edhe më e fuqishme në skenën politike qëndrore të vendit.Ka ardhur koha për ndryshim ta bëjmë këtë gjë qytetarë rë nderuar ti japim një mundësi dhe gjasë Partive opozitare që të tregojnë se çka dinë dhe çfar munden të bëjnë për ne.