Ndryshojnë planet e Barcelonës për Robert Levandovskin

INA
INA

24/01/2024

Robert Levandovski ishte njëri ndër lojtarët kryesor pas suksesit të Barcelonës në La Liga, sezonin e kaluar. Polaku shënoi 33 gola në 46 paraqitje për klubin, në një sezon që statistikisht ishte njëri ndër më të mirët në karrierën e tij. Sidoqoftë, këtë sezon gjërat nuk po shkojnë siç duhet për 35-vjeçarin, forma e të cilit ka pësuar një rënie drastike së fundmi.

Duke marrë parasysh transferimin e Vitor Roke-s dhe raportimet për kalimin e tij në Arabinë Saudite, katalanasit thuhet se po mundohen që ta largojnë Levandovskin gjatë verës. Por sipas një raporti të fundit nga “Diario Sport”, blaugranasit kanë një tjetër plan në mendje.

Në vend se ta detyrojnë sulmuesin veteran të largohet, sidomos duke marrë parasysh kontratën e tij e cila skadon në 2025, Barcelona janë të gatshëm ta lejojnë atë të vendos vet të ardhmen e tij.

Natyrisht, largimi i lojtarit të dytë më të paguar në ekip do të lehtësonte krizën financiare të klubit, por të mbash në ekip një lojtar me kaq përvojë edhe për një vit tjetër, me shumë mundësi do t’i garantone atyre 15-20 gola, diçka që nuk është një opsion i keq gjithashtu.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

Pep Guardiola

“I jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

xherdan shaqiri

Shaqiri e nis për mrekulli sezonin e ri me Chicagon, momenti kur shënoi nga penalltia

seria-a

Yjet e Serie A që mund të largohen në verë shkaku i ofertave të mëdha

messi inter miami

Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

INFO

NA NDIQ