Në aeroportin e Shkupit sot ateroi aeroplani i parë i “Lufthansa”-s nga Frankfurti

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Prill, 2023

Avioni i parë i Lufthansas nga Frankfurti u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Për këtë ishte organizuar edhe një ceremoni përurimi nga ana e TAV Macedonia që menaxhon me aeroportin e Shkupit, me rastin e hapjes së linjës së re ajrore Frankfurt – Shkup me kompaninë gjermane “Lufthansa”.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, aeroplanin e parë nga Frankfurti e pritën ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, ambasadorja gjermane në vend Petra Drexler, drejtori i përgjithshëm i TAV Macedonia Metin Batak dhe drejtori rajonal i grupit “Lufthansa” Peter Pulem.

Linja e re ajrore nga Shkupi në Frankfurt realizohet me subvencione nga Qeveria. Nga sot Lufthansa do të fluturojë nga Shkupi për në Frankfurt dhjetë herë në javë.

Nëpërmjet Frankfurtit, udhëtarët nga vendi do të kenë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione në disa vende të Evropës dhe botës.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic erdogan

Vuçiqi i lutet Erdoganit që t’i ndihmojë rreth situatës në Kosovë

ramush haradinaj

AAK e Haradinajt inicon mocion votëbesimi për Qeverine Kurti

veriu i kosoves policia kosoves

Sulmohet një mjet i Policisë së Kosovës në Zveçan

rama kovacevski

Tensionet në Kosovë, Rama nga Bratislava: Po ta donit takimin “të nxehtë”, të kishit sjellë serbët

kfor rakiq

VIDEO/Ushtari i KFOR-it ia numëron Rakiqit dhunën e serbëve: S’lejojmë të përsëritet më

gazetaret veri sulm

Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21 (VIDEO)

stanishiq simatoviq

Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

erdogan Selçuk Bayraktar

Pasardhësi i Erdoganit, dhëndri që projektoi dronet Bayraktar

veteran serb

Veteranët serb nga Beogradi si tentuan të futeshin në Leposaviq (FOTO)

INFO

NA NDIQ